KULMI ! 35 milionë lek shpenzime nga Bashkia per nje aktivitet mediokër, ZERO investime ne shkolla

0
455

Shpenzime të fondeve publike nga ana e Bashkisë së Gjirokastrës, kanë njohur një dimension të ri. Plot 3.5 milionë lek të rinj, është shuma që Bashkia e Gjirokastrës, u’a ka rrëmbyer nga xhepi qytetarëve gjirokastritë vetëm për tre ditë. Bëhet fjalë për një aktivitet kulturor i titulluar Fest Argjiro me pjesmarrjen e grupeve folklorike nga Shqipëria dhe Ballkani. Shuma në fjalë, është shpenzuar për të gjithë ditët e aktiviteteve që u organizuan fundjavën që shkoi. Jugunews, ka siguruar dokumentacionin e cikluar në Këshillin Bashkiak, të shpenzimeve që janë bërë në këtë aktivitet tërësisht mediokër dhe pa koncept të pastër organizativ. Dyshimi për abuzime me fondet publike, qëndron në shumë drejtime, pasi Jugunews, pas hulumtimeve të kryera në Zyrën e Thesarit në Degën e Gjirokastrës, nuk ka konstatuar asnjë kalim shume përmes kësaj zyre cka nënkuptohet se nuk është ndërmarrë asnjë lloj prokurimi publik për të gjitha zërat. Dekori dhe skenografia, kanë “ngrënë” 7 milionë lek, regjia e huaj 300 mijë lek ndërkohë që Gjirokastra nuk vuan për regjizorë. Në një kohë kur shkollat e Gjirokastrës kanë ZERO investime nga Bashkia, kjo e fundit, kujdeset për imazhin e rrënuar përmes organizimit të një aktiviteti mediokër cka vetë gjirokastritët, e ndëshkuan duke e braktisur.

Më poshtë mund të shikoni me zëra vlerat e shpërdoruara në Fest Argjiro.

sequence-01-00_04_32_16-still001 sequence-01-00_04_37_07-still002 sequence-01-00_04_42_15-still003

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here