Kupa e Botës 2018! Gjithçka duhet të dini për botërorin në 7 FOTO

0
221

A është Gjermania vërtet aq e mirë te penalltitë? Sa i rëndësishëm është faktori fushë për organizatorët? Dhe cili mbrojtës meksikan ka të njëjtin numër golash të shënuar sa Cristiano Ronaldo?                                                                                                       Ja përgjigjet për këto e të tjera…                                                                                  

1. Kush e ka fituar Kupën e Botës?

Brazili kryeson renditjen, me pesë fitore. Hera e fundit ishte më 2002. Brazili organizoi botërorin e fundit, më 2014, por turneu i tyre u shemb me humbjen 1-7 me Gjermaninë në gjysmëfinale.

Asnjë vend jashtë Evropës dhe Amerikës së Jugut nuk e ka fituar Kupën e Botës. Fitoret e Gjermanisë, Spanjës e Italisë në tri finalet e fundit bëjnë që Evropa të kryesojë me 11 kundër nëntë të Amerikës së Jugut.

Image

2. Kush ka shënuar më tepër gola?

Makina gjermane e golave Miroslav Klose kryeson renditjen me 16 gola të shënuar në katër botërorë. Ai e la futbollin më 2016, por do të jetë në Rusi si anëtar i stafit.

Braziliani Ronaldo është i dyti me 15 gola, tetë prej të cilëve gjatë triumfit më 2002.

Francezi Just Fontaine mban rekordin e golave të shënuar në një turne të vetëm, 13 në gjashtë ndeshje më 1958.

Image

3. Po nga lojtarët aktualë?

Nga lojtarët që kanë shënuar 10 gola e lart në Kupat e Botës, vetëm Thomas Müller i Gjermanisë do të jetë në Rusi.

Për t’u bashkuar me ish-shokun e skuadrës Klose në krye të listës, Müller duhet të përmirësojë rekordin personal të pesë golave në një turne të vetëm.

James Rodriguez i Kolumbisë fitoi Këpucën e Artë herën e fundit dhe një përsëritje e performancës do ta vendoste midis më të mirëve.

Rafael Marquez, mbrojtësi i vetëm në listë, shkon për herë të pesë në finalet e botërorit me Meksikën, me të njëjtin numër golash të shënuar si Cristiano Ronaldo.

Image

4. Skuadrat nuk gjuajnë më aq shumë si më parë

Botërori i fundit shënoi rekordin negativ në numrin e gjuajtjeve për ndeshje të paktën që nga viti 1966, kur filluan të mbaheshin për herë të parë statistikat.

Pavarësisht kësaj, mesatarja 2.7 gola për ndeshje më 2014 ishte më e larta që nga Spanjë 1982.

Duket se ka rënie në numrin e gjuajtjeve nga distanca. Në finalen më 1966 pati dy herë më tepër gjuajtje nga jashtë zone se sa brenda saj, ndërsa nga 20 gjuajtje në finalen më 2014 më tepër ishin nga brenda zonës.

Image

5. Anglia vuan, por Premier League dominon

Që nga triumfi më 1966, Anglia i ka kaluar çerekfinalet vetëm një herë. Por kjo nuk i ka ndaluar vendet e tjera të mbushin skuadrat e tyre me lojtarë nga klubet angleze.

Edhe me lojtarë të tillë si Leroy Sanè, Marcos Alonso e David Luiz të lënë në shtëpi, Premier League ka në botërorin rus më tepër lojtarë se çdo kampionat tjetër.

Kishte 130 lojtarë finalistë të regjistruar në klubet e tri ligave kryesore në Angli kur u bënë të dituara skuadrat, karshi 81 nga skuadrat spanjolle e 67 nga ato gjermane. Uruguaji, Panamaja, Arabia Saudite dhe Rusia janë vendet e vetme që nuk kanë thirrur lojtarë që luajnë në Angli.

Anglia është i vetmi vend me të 23 lojtarët që vijnë nga i njëjti kampionat, Premier League. Suedia e Senegali janë në kahun tjetër të spektrit, të vetmet vende që nuk kanë asnjë lojtar nga kampionatet e tyre.

Image

6. Çfarë ecurie ka skuadra pritëse?

Askush në Brazil nuk dëshiron t’i kujtojë dy herët që kanë organizuar Kupën e Botës. Humbja e titullit përballë Uruguajit më 1950 dhe eliminimi 7-1 nga Gjermania më 2014 ishin tragjedi kombëtare.

Por shumica e vendeve të tjera ecin më mirë kur luajnë në fushën e tyre. Rusia shpreson të ndjekë trendin e të kalojë grupin ku janë edhe Uruguaji, Egjipti e Arabia Saudite. Nëse ia del, Afrika e Jugut do të mbetet si pritësi i vetëm deri tani që është eliminuar që në raundin e parë.

Gjashtë vende – Uruguaji, Italia, Anglia, Franca, Gjermania, Argjentina – e kanë fituar trofeun si pritës. Vetëm Brazili e Spanja kanë qenë më dobët kur kanë qenë organizatorë.

Image

7. Gjuajtjet e penalltive

Asnjë raport për Kupën e Botës nuk do të ishte i plotë nëse nuk do të përfundonte me penalltitë.

Vetëm një gjerman, Ulrich Stielike, ka gabuar nga pika e bardhë në gjuajtjet pas kohës shtesë. Gjermania i ka fituar të katër gjuajtjet e penalltive ku është përfshirë dhe ka shënuar 15 herë radhazi që më 1982.

Anglia është skuadra më e keqe, duke humbur tri herë në gjuajtjet e penalltive, pa fituar asnjëherë.

Italia është eliminuar mizorisht tri herë, përfshirë finalen më 1994, kur Roberto Baggio gjuajti mbi tra. Megjithatë, ndjenjat e italianëve për penalltitë mund të kenë ndryshuar disi pas fitores në finalen kundër Francës më 2006.

 

Image

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here