Kur Bashkia nuk di as emrin e lagjeve të veta dhe as gjuhën shqipe

0
487

Bashkia e Gjirokastrës, nuk e di emrat e lagjeve të qytetit. Në një status që ka hedhur pak ditë më parë në Facebook, për “punët” e mëdha që po kryen në territorin e qytetit, ka publikuar ndërhyrjen në lagjen “Punëtori”. Në rregjistrin themeltar të adresave të Bashkisë, lagje në fjalë, emërtohet “Punëtori” dhe jo Puntore madje duke i ngrënë edhe sikur të ishte kështu, një gërmë. Vec kësaj, status’hedhësja e cila dihet që ka mbaruar për Gjuhë-Letërsi me mesatare 5.4 në Universitetin e Gjirokastrës, i ka ngrënë edhe një gërmë lidhëzës “për” duke i ngrënë gërmën “r”. Me këtë rast, i ofrojmë këshillë falas status’hedhëses së Bashkisë, për rastin e lidhëzës shkakore në fjalë pasi në gjuhën shqipe, lidhëzat mund të grupohen në dy grupe të mëdha:

1-Lidhëza që bashkojnë dy gjymtyrë ose dy pjesë që kanë të njëjtën vlerë në fjali (lidhëza bashkërenditëse).

2-Lidhëza që bashkojnë pjesë më vlera të ndryshme, njëra kryesore dhe tjetra e varur (lidhëza nënrenditëse).

Shpresojmë që të kenë nxënë sadopak.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here