Kurora me lule kokëposhtë e kryetarit të FRESSH Gjirokastër

0
655

Poshtë fazhizmi dhe poshtë kurora e kryetarit të ri të FRESSH Gjirokastra. Ceremonia përkujtimore organizuar sot në nderim të të rënëve për clirimin e atdheut, nuk ka kaluar pa një foto e cila është hedhur në faqen zyrtare të Bashkisë Gjirokastër. Në foto tregohet mes mjaft drejtuesve vendorë, edhe kryetari i sapozgjedhur i FRESSH Gjirokastër Anest Bashari. I shoqëruar nga një anëtare e FRESSH, teksa po bëhet gati të vendosë në lapidarin e varrezave të dëshmorëve, kurorën me lule që është kokëposhtë. Nuk dimë nëse kjo foto është hedhur nga Bashkia e Gjirokastrës me qëllim apo rastësore, por gjithësesi mes shumë sfidave që e presin kryetarin e ri të FRESSH Gjirokastër, do t’i duhet të trajnohet se në cfarë pozicioni mbahet një kurorë lulesh që të identifikojë veriun dhe jugun e saj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here