Kurz s’i beson Ramës, Austria sjell policët e vet për të kontrolluar kufirin Shqipëri – Greqi

Kancelari i Austrisë Sebastian Kurz ka deklaruar sot nga Viena, pas takimit me kryeministrin Edi Rama se tema kryesore e takimit të tyre ishte si të forconin luftën kundër emigracionit të paligjshëm, bllokimin e rrugës se re të depërtimit të refugjatëve nga Greqia nëpër Shqipëri e prej aty drejt Europës së Mesme, pasi numri i tyre kishte filluar të shtohej ndjeshëm dhe situata duhej parandaluar.

Kurz njoftoi se Europa dhe Austria më vete, do ta mbështesin Shqipërinë financiarisht për gatishmërinë që ka treguar për ta frenuar emigracionin e paligjshëm, shtuar kësaj ndihme edhe policë të rinj. Ndaj, që tani kanë filluar bisedimet edhe në nivel teknik midis dy vendeve.

Kurz deklaroi nga konferenca e përbahskët që dhe me Kryeministrin Edi Rama nga Viena:

“Tema kryesore për të cilën ne folëm sot është lufta kundër emigracionit ilegal. Ne po përjetojmë në Ballkan në këtë moment një rrugë të re të emigracionit. Kontrabandistët përpiqen t’i marrin njerëzit nga Greqia përmes Shqipërisë, përmes rrugës së Shqipërisë duke i çuar në Evropën e Mesme dhe kjo ka një rëndëis shumë të madhe; duhet të luftojmë kundër këtij fenomeni dhe kundër keësaj rruge.

Jam shumë i kënaqur që ne kemi të njejtin mendim; i kemi zbuluar treguesit e hershëm se jo vetëm në Austri por edhe në Shqipëri, duhet të shikoni se shifrat e këtyre refugjatëve po rriten e duhet ta trajtojmë këtë problem që tani, para se këto probleme të bëhen shumë të mëdha siç ka qënë rasti në 2015 dhe në 2017.

Dëshiroj ta falenderoj përzemërsisht z. Kryeministër që në Shqipëri është gatishmëria që këtë emigracion ilegal ta luftojmë dhe punën që bëjnë kontrabandët. Për këtë Shqipëria ka nevojë dhe e ka merituar një mbështetje dhe mbështetjen tonën.

Kryeministri më ka kërkuar që unë ta mbështes dhe unë i kam thënë se do të qëndrojmë dhe do ta mbështesim fort Shqipërinë që të ketë dhe një mbështetje financiare për Shqipërinë, po dhe për vendet e tjera të Ballkanit  që janë në rrugën e re në mënyrë që ta luftojmë këtë emigracion ilegal.

Gjithashtu ne do ta mbështesim Shqipërinë edhe në marrëdhëniet bilaterale, do ta mbështesim dhe me policë të rinj, por do të shikojmë që ta mbështesim dhe në fusha të tjera.

Me Ministrin e Punëve të Brendshme, ne do të marrim kontakt me Kryeministrin dhe Ministrin e Punëve të Brendshme të Shqipërisë që së bashku me partnerët e tjerë të BE-së të ndjekim një rrugë bilaterale në mënyrë që fluksin e emigrantëve ta ndalojmë para se të shtohen shumë e më shumë. “

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment