Kusht për mbështetjen e Erdogan për fushatë, gjuha turke futet si lëndë mësimore në Shqipëri

0
143

Duket se marrëveshja e frytshme Rama-Erdogan, pas vizitës së liderit suprem në Turqi, ka ardhur edhe me disa kushte thelbësore, të cilat janë botuar në Fletoren Zyrtare në 2 mars. Bëhet fjalë pikërisht për futjen e gjuhës turke në sistemin arsimor në Shqipëri. Marrëveshja do të jetë në fuqi për 5 vite dhe më pas nëpërmjet rrugëve diplomatike do të mund të zgjatet për një periudhë 3-vjeçare. Kjo do të thotë se jo vetëm gjuha turke do të hyjë si lëndë me zgjedhje në arsimin shqiptar, por edhe do të ketë rishikim të historisë ku flitet për të dy shtetet. Padyshim që kjo pikë e marrëveshjes, synon rritjen e ndikimit turk në vend.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here