Kushtetuta nuk është pushtetutë , Manjani kundër Metës

0
132

Nga Ylli Manjani

Në të dy qëndrimet e Tij publike dje, Presidenti i Republikës konfirmoi atë kemi thënë prej kohësh: Ai është kryetar i shtetit monist.
Edhe kur foli për “pseudo-intelektualët” e “pseudo-ekspertët” (dukej sikur i thërriste me pseudonim), por edhe tek biseda me Çim Pekën e konfirmoi qartë, se është me dëshirën e tij të plotë në krye të shtetit MONIST.
Sa më takon ndjehem i keqardhur për këtë metamorfozë politike të Presidentit.
Por, Kushtetutën e Republikës nuk mund ta pranoj se e mbron PUSHTETOKRACIA MONISTE.
Kushtetuta nuk është Pushtetutë. E kam thënë herët këtë gjë.
E përsëris: beteja e shqiptarëve edhe pas 30 viteve mbetet me MONIZMIN.
Është momenti që shqiptarët duhet të ndajnë mendjen njëherë e mirë se ku e shohin veten.
Kush do monizmin ti bëjë like e temena të dy kodrave të Tiranës.
Kush do demokracinë duhet të jetë në sheshet e qyteteve.
Unë nuk di rrugë tjetër.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here