Kuvendi Kombëtar i 18 dhjetorit/ Kryesia e PD-së propozon ngritjen e Komisionit Statutor

Partia Demokratike ka emëruar kryetarët e rinj të degëve pasi shkarkoi mbështetësit e ish-kryeministrit Sali Berisha. 

PD vendos në drejtimin politik të degëve ku janë shkarkuar kryetarët, anëtarë të Kryesisë qendrore, anëtarë të Këshillit Kombëtar apo anëtar të Kryesive të Degëve.

Kësisoj, dega e Devollit do të drejtohet nga Bledion Nallbati, ndërsa Shijaku nga Red Varaku. Ndërkohë degët e Tiranës do të kenë si drejtues politik nënkryetarët e PDSH.

Vendimi i selisë blu vjen pasi atij të kryesisë që pak ditë më parë shkarkoi kryetarët e 12 degëve; Shijak, Fushë-Krujë, Tirana 1, Tirana 3, Tirana 9, Tirana 10, Paskuqan, Devoll, Kolonjë, Kuçovë, Vlorë dhe Gjirokastër.

Pritet të zbardhen dhe emrat e kryetarëve të degëve të tjera. 

Ndërkohë në mbledhjen e kryesisë e cila po mbahet në selinë e PD, në rend dite do të jetë pikërisht Kuvendi i ditës së shtunë.

Në këtë mbledhje është propozuar ngritja e një Komisioni të Përhershëm Statutor, anëtarë të së cilës do të jenë, Enkelejd Alibeaj, Jorida Tabaku, Ervin Salianji, Kreshnik Çollaku, Taulant Zeneli, Jonila Godole.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment