Kuvendi Kombëtar i 18 dhjetorit/ PD publikon emrat e 5004 delegatëve

Partia Demokratike publikon sot emrat e 5004 delegatëve që morën pjesë në Kuvendin Kombëtar më 18 dhjetor.

Emrat e delegatëve po lexohen sekretari Gazment Bardhi, shoqëruar nga Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun në PD znj. Greta Bardeli.

Gjatë fjalës së tij Bardhi theksoi se për t’i shkuar deri në fund do të publikojë listën e plotë të anëtarëve të Kuvendit, ndërsa shtoi se shumica e anëtarëve zgjodhi të ardhmen.

Bardhi, u shpreh se për të transparencës mbi opinionin publik, Partia Demokratike do të bëjë publik krahas emrave të delegatëve edhe emrat e anëtarëve të Këshillit Kombëtar që vendosën pro “18 Dhjetorit”.

“Për këtë rrëmujë të krijuar në PD, standardi ynë ka qenë transparenca për mbështetjen dhe zgjedhjen e së ardhmes. Transparencë e plotë për shumicën e anëtarëve të Këshillit Kombëtar që zgjedhin të ardhmen dhe ka lënë pas të shkuarën. Dhe sot është radha të bëjmë transparencë për anëtarët e kuvendin Kombëtar që këtë të shtunë zgjodhën të ardhmen, opinioni publik është mbushur me sajesa dhe keq informime që bëhen për të mbuluar rrëmujën e krijuar në PD. Ju e mbani mend që kur në këtë sallë mblidhej Këshilli Kombëtar. Berisha i bënte thirrje për bojkot anëtarëve dhe ku nuk iu përgjigjen filluan lajmet e rreme dhe kjo na detyroi të publikonim emrat e çdo anëtari. Ju mbani mend gjithashtu thirrjen e përsëritur që anëtarët e Kuvendit Kombëtar të grisnin formularët, por ne ishim këtu në këtë sallë ku bëmë transparencën e anëtarëve të Kuvendit Kombëtar që kishin dhënë konfirmimin për pjesëmarrjen”, tha Bardhi.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment