Lagjia embleme e Gjirokastres/ Pazari i Vjeter kerkon rikthimin ne identitet

0
240

Kohe me pare lagjia Pazari i Vjeter ishte nje nga lagjet me te rendesishme te qytetit te Gjirokastres ku levrohej jeta . Ne Pazarin e Vjeter jetonin mbi 200 familje ndersa ishte nje nga pikat kryesore te qytetit. Sipas te dhenave historike Pazari i Vjeter njihej ndryshe si ‘mehalla e krishtere’ siç e cilesonin dikur gjate periudhes otomane ne regjistrat e tyre.
Ne kete zone banoret ushtronin disa profesione midis tyre ate te zejtarit, bukëpjekësit, rrobaqepësit e këpucarit, perpunuesit te lekureve, etj. Ndersa kishte mbi 40 dyqane. Ne lagjen e cila gumezhinte nga zerat e femijve sot mbizoteron heshtja. Godinat qe i rezistuan kohes sot jane kthyer ne germadha dhe kerkojne zgjidhje te menjehershme . Ndersa nga mbi 200 familje qe jetonin dikur , sot eshte nje numer i kufizuar i personave qe vazhdojne te frymojne duke mbajtur peshen e viteve mbi supe .Lagjia Pazari I vjeter kerkon rikthimin ne identitet pasi eshte nje vlere e cmuar e qytetit te Gjirokastres e cila po rrezikon te humbase bashke me te dhe nje pjese e historise.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here