Lagjia Gërhot e zhytur në terr /Ku shkojnë taksat për ndriçim publik ?

0
145

Prej disa ditësh në rrugën që lidhë lagjen Gërhot me qendrën e qytetit ,përkatësisht në tregun e romëve,mungon ndriçimi publik.Situata përkeqësohet gjatë orëve të mbrëmjes ku qarkullimi në këtë rrugë është thuajse i pamundur nëse nuk ke një elektrik dore apo të përdorësh dritat e makinës.Dritat e vendosura përgjatë rrugës nuk ndizen ,kjo situatë përsëritet jo vetëm në kohë me shi që nuk diskutohet të ketë dritë por edhe në ditë normale.Qytetarët paguajnë rregullisht taksat pranë bashkisë së qytetit por këto taksa shkojnë gjetkë sepse vetëm ndriçim publik nuk ka në Gjirokastër.E meqë dimrin e kemi para nuk dihet si do shkojë jeta e këtyre banorëve që detyrohen të lëvizin në terrin e mundësuar nga rilindja duke rrezikuar edhe veten.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here