Lajm i fundit: Aksident rrugor në autostradën Levan-Tepelenë

Informacion paraprak Rreth orës 22:20, në aksin rrugor Levan-Tepelenë, automjeti tip “Ford Fokus” me drejtues shtetasin V.S., ka dalë nga rruga.Për pasojë kanë marë dëmtime të në trup pasagjerët në mjet, shtetaset M.S., Z.S., A.S. dhe E.S., të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve.

Automjeti tipi Ford ka dalë nga rruga në rrethrrotullimin e aksit Fier – Tepelenë. Mjeti ka përfunduar në kanal me 4 pasagjerë në bord. Familja vinte nga Greqia, shoferi thotë se pas aksidentit, nuk hapeshin dyert e automjetit, ndërsa pasagjerët kanë dalë nga xhami i derës. “Kisha gruan, kisha vajzat, nusen e nipit dhe mbesën në makinë”, tha shoferi. Makina e aksidentuar ishte me targa greke AKM6031. Familja e aksidentuar është banore në Durrës. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.Të plagosurit ndodhen në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment