LAJM I FUNDIT/ Bllokohet qarkullimi në Ujin e Ftohtë Tepelenë, pemët rrëzohen në rrugë.

0
147

Dy pemë të mëdha janë rrëzuar paraditen e sotme në Ujin e ftohtë  Tepelenë duke bllokuar qarkullimin e automjeteve.

Për rreth 30 minuta automjetet në të dyja kahet e rrugës kanë krijuar rradhë të gjata për shkak të bllokimit të rrugës dhe pamundësisë për të qarkulluar.

Shkak i rrëzimit të pemëve duket se ka qenë erozioni dhe era që ka sjellë shembjen e tyre duke shmangur kështu një tragjedi të mundshme.

Pemët janë rrëzuar vetëm 150 m larg pikës turistike të Ujit të Ftohtë Tepelenë.

Punonjës të bashkisë Tepelenë kanë prerë trungjet e pemëve të mëdha duke mundësuar kështu qarkullimin e lirshëm të automjeteve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here