Lajm i fundit:Ekzekutim mafioz me silenciator në zemër të Tiranës

0
212

Mësohet se vrasja ka ndodhur në zonën e njohur si “Komuna e Parisit”, pranë Qendrës Kristal.Zona është rrethuar nga forca të shumta policie. Viktima është Hekuran Billa, 40 vjeç për të cilin qarkullon një informacion se ka qenë i dyshuar pë një vrasje në vitin 2006. Ja deklarat paraprake e Policisë së Shtetit:

Më datë 11.06.2020, rreth orës 22:00, tek Komuna e Parisit në rrethana ende të paqarta është vrarë më armë zjarri shtetasi H.B., 40 vjeç, i cili po qarkullonte me mjetin e tij. Menjëherë forca të shumta policie kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë rrethuar zonën ku vijon krehjen e zonës për kapjen e autorit. Në kohë të shpejtë është ngritur Grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë po vijon puna për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe sekuestrimin e çdo prove të vlefshme qê do çojë në identifikimin e autorit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here