Lajthit PS, kërkon mbylljen e portaleve në fushatën elektorale

0
306

Një propozim që kalon kufijtë e normales, ka ardhur nga PS për mbylljen e të gjitha portaleve në prag të fushatës elektorale. Kjo është hera e parë në 25 vitet e fundit që një subjekt politik, kërkon kycjen e të gjitha portaleve që nuk janë pjesë e politikës së vet. Ka qenë ky një alarm që po merr përmasat e skandalit në një kohë që portalet, po demaskojnë përditë skandalet e qeverisë, ministrave dhe pushtetit vendor të kontrolluar nga partitë qeverisëse dhe Edi Rama. Sipas propozimit në fjalë, Të gjitha portalet elektronike që nuk janë të regjistruara dhe nuk njihen nga bordi i monitorimit të mediave, nuk do lejohen të bëjnë fushatë elektorale. Ato do të mbyllen nga shteti nëse bëjnë propagandë elektorale gjatë 1 mujorëshit të fushatës. Ky është një ndër propozimet e Partisë Socialiste dorëzuar në komisionin e reformës zgjedhore në një tentativë për të disiplinuar portalet të cilat fshihen pas anonimatit, jo rrallë duke abuzuar. “Ndalohet përdorimi i portaleve elektronike të pakontrolluara nga Bordi i Monitorimit të Mediave për propagandë zgjedhore. Autoritet shtetërore marrin masa për mbylljen gjatë fushatës zgjedhore të portaleve elektorinike të paregjistruara të cilat përhapin propagandë zgjedhore, zhvillojnë sondazhe pa respektuar rregullat e këtij kodi, apo kalojnë kufirin e informimit dhe konsiderohen propagandë zgjedhore”, thuhet në nenin 10 të amendamenteve të dorëzuara nga bashkëkryetari i komisionit të reformës Taulant Balla. Mbylljen e portaleve nuk e ka urdhëruar as udhëheqësi autokratik rus Vladimir Putin, as edhe ai bjellorus Lukashenko madje as edhe vetë lideri i Koresë së Veriut Kim Jong Un. Rasti në fjalë, është unikal në Botë dhe aq më tepër që Rama me këtë tregon se është në grahmat e fundit të pushtetit ashtu si cdo pushtet autokratik që fundin e ka pasur të garantuar falë ndërmarrjes së këtyre praktikave diktatoriale.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here