Lajthitjet e rilindasve nuk kanë fund/Pas tërmetit ,Durrësi zbukurohet për festat e fundvitit/Cuci:Nuk ka asgjë të jashtzakonshme

0
146

Lajthitjet qeveritare pas tërmetit të rëndë të 26 nëntorit, që goditi më fort qytetin e Durrësit nuk kanë të ndalur.

Këtë herë është radha e Ornela Çuçit, zëvendësministre e Mjedisit.

Në një intervistë kjo e fundit është pyetur në lidhje me zbukurimet që po vendosen në Durrës dhe përgjigjja e saj mund të quhet pa asnjë mëdyshje një lajthitje me vetdije.

“A është momenti i duhur për të vendosur zbukurimet pas kësaj tragjedie,” e pyeti gazetari, kurse Çuçi tha se në Durrës nuk ka asgjë të jashtëzakonshme.

“Nuk ka një moment të duhur ose jo të duhur. Ky është momenti, kjo është dita kur të gjithë qytetet në botë dekorojnë qytetet e tyre për shkak të festave. E tillë është situata edhe në Durrës, nuk ka asgjë të jashtëzakonshme,” tha ajo.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here