Lala: Pas Lefter Kokës, pritet të ketë arrestime tjera në nivel ministrash e deputetësh

Pas arrestimit të bujshëm të ish ministrit të Mjedisit, Lefter Koka me urdhër të SPAK, gazetarja Klodiana Lala ka paralajmëruar se së shpejti pritet të ketë të tjera arrestime në nivel ministrash dhe deputetësh.

E ftuar në Opinion, Lala thotë se këta zyrtarë janë ende duke u hetuar nga SPAK dhe janë në prag të arrestimit.

Dje është bërë sekuestrimi i pasurive i aksioneve të Klodian Zotës dhe Stela Gugallia, është sekuestruar edhe një kompani e zotit Koka.

Ai nuk ka patur interes për tu larguar se ka qenë njeri politik, e kur dha dorëheqjen pati zëra se do arrestohej.

SPAK ka nën hetim edhe disa zyrtare dhe ish zyrtarë të tjerë. Sipas të dhënave janë gati në prag të arrestimi, bëhet fjalë për nivelin e ministrave dhe deputetëve. Janë duke u hetuar. Vartësit e Kokës janë deputetë të vendit.

Në këtë histori Koka nuk është ‘peshku i madh’, por është ndër njerëzit kyç”, tha Lala.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment