Lapsi.al: Si po mashtron Erion Veliaj me investimet në rrugë ..

0
339

Në kronikat televizive të montuara dhe shpërndara dje nga Bashkia Tiranë për mediat, flitej për një investim në periferi të kryeqytetit. Një rrugë që lidhte zonën e Lundrës me Farkën.

Sipas kryebashkiakut Veliaj ky segment rrugor i rikonstruktuar i shërben rreth 3 mijë banorëve. Por nuk është tamam kështu. Pamjet e servirura në media nga zyra e kryebashkiakut nuk e thonë të gjithë të vërtetën.
Lapsi.al ka parë nga afër segmentin rrugor të inauguruar , që sipas Veliajt i shërben mbi 3 mijë banorëve, por në fakt rezulton që nuk janë më shumë se 500 metra asfalt.
Rruga e asfaltuar i shërben vetëm banorëve kompleksit rezidencial me vila që gjenden në këtë zonë dhe jo mijëra banorëve siç shprehet kryebashkiaku.

 

Si po mashtron Erion Veliaj me investimet në rrugë: nga Lapsi.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here