Largimi i të rinjve nga Gjirokastra/Çfarë duhet bërë për ta evituar?

Gjithnjë e më shumë ,gjithkush prej nesh është koshient për largimin e moshave të reja nga qyteti i Gjirokastrës.Disa kanë zgjedhur kryeqytetin si një mundësi për tu punësuar diku ,pjesa më e madhe në lokale si kamarier apo në kuzhinë ndërsa pjesa tjetër është zhvendosur në vendet fqinje si Greqia apo Italia. Për shkak të mungesës së dokumentacionit përkatës ata përpiqen të marrin viza pune duke punuar dy ,tre muaj e për tu rikthyer sërish. Një tendencë në rritje kohët e fundit janë edhe destinacionet si Gjermania apo Suedia ku ka më hapësirë në gjetje e një pune por dhe pagesat janë të larta duke variuar nga 1000 euro deri në 2000 euro në muaj që në krahasim me pagesat në Shqipëri konvertohen në një ose dy vite rrogë. Të rinjtë largohen për një jetë më të mirë po çfarë duhet bërë për ti ” joshur” këta të fundit të qëndrojnë në qytetin e Gjirokastrës?

“Gjirokastra dikur ziente nga njerëzit ,nga të rinjtë e fëmijët.Sot ka rënë në qetësi.Fëmijët morën rrugën e emigrimit.Se s ka punë s ka lekë po s ka as jetë.Rrogat me 200 e 300 mijë lekë të vjetra nuk mjaftojnë për të blerë diçka veç ushqimit .Me to nuk bëhet kapital.”-thotë një qytetare .


“Gjirokastra duhet të hapi fabrikat ,të punësoj aty gra e vajza ,rrobaqepsi a punishte ushqimore siç kanë qenë edhe më parë.Duhen shumë investime.Ca të bëjnë të rinjtë këtu rrim ne që na iku mosha por jo ata.Qyteti ka nevojë për punë ,për infrastrukturë ,ne vuajmë akoma për rrugë drita e ujë”-shprehet një tjetër qytetar.

Profesionet më të përhapura në Gjirokastër janë ato si kamarier apo lavazhier ndërsa kohët e fundit në punë sezonale risi është dhe si guidë turistike. Punë ku rroga më maksimale shkon në 250 mijë lekë për muaj.

“Bashkmoshatarët e mi largohen më shumë për punë për një jetesë të mirë.Në Gjirokastër s ka vende pune veç kësaj nuk ke ku e kalon ditën ,asnjë park lodrash ,as kinema as terrene sportive .Nuk ia vlen të rrish gjithë ditën në dy apo tre lokale që ka qyteti se dhe këto janë mbyllur ditët e fundit.Nëse ka një sektor ku duhet të investohet është punësimi të tjerët vijnë gradualisht”-shprehet një i ri .

Gjirokastra është një vend i vogël si i tillë dhe numri banorëve ka qenë i ulët por emigrimi masiv i moshave të reja po e zbraz frikshëm vendin.Moshat që largohen nga qyteti janë nga 15 deri në 45 vjeç .Moshë që është ende e aftë për tregun e punës..Nëse nuk ndërrmeren reforma që do tentojnë të ringjallin qytetin e gurtë brenda një 5 vjeçari ,Gjirokastra do jetë një qytet vetëm me emër në hartën e Shqipërisë.Pa punë ,ekonomi ,arsim ,shëndetësi e infrastrukturë jetesa është e pamundur .

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment