Largimi i të rinjve nga vendi/Mehmeti: S’janë duke i ikur varfërisë, por ‘gomarizimit’ të politikave

Shkrimtari i njohur shqiptar, Kim Mehmeti ka reaguar me anë të një postimi në rrjetet sociale për largimin e të rinjve nga vendi.
Kujtojmë këtu se largimi në masë i të rinjve shqiptarë është kthyer në një problem shqetësues, pasi vendi ynë rrezikon të mbetet pa krah pune.
Mehmeti shprehet në postimin e tij se të rinjtë shqiptarë nuk po ikin nga vendlindja prej varfërisë , por prej politikës.
Shkrimtari është një ndër krtikët më të njour të qeverisë Rama dhe shumë herë ka reaguar kundër politikave të saj.
Të rinjtë shqiptarë janë larguar kryesisht drejt Gjermanisë dhe shumë shprehen se nga vendi ynë ka ikur ‘’truri’’ dhe se e ardhmja që e pret Shqipërinë nuk është e mirë sepse rinia ka ikur.
Postimi i plotë:
Sigurisht e keni dëgjuar rrëfimin për dhelprën që ikë nga pylli, ku luani ka vendosur t’i vret të gjithë ujqit dhe e cila, kur i thonë të mos ikë, sepse është dhelpër e jo ujk, është përgjigjur: nuk jam duke ikur nga luani, por nga gomari, të cilin ai e ka shpallur përgjegjës të pyllit dhe përpilues të listës së ujqve! Jam i sigurt se nëse i pyetni të rinjtë shqiptarë pse e braktisin vendlindjen, edhe ata do u jepnin përgjigje të ngjashme: se nuk janë duke i ikur gjithaq varfërisë, por ‘gomarizimit’ të politikave shqiptare!”

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment