“Lazarati është i të gjithëve, është pasuri kombëtare!”

0
330

Nga Zija Basha

19 korrik 1944
Kishin kaluar dy jave qe perfundoi operacioni gjerman i qershorit kunder forcave partizane qe i shqetesonin ne rrugen kombetare gjat terheqies se tyre deshperuese nga Ballkani.Dukej qarte qe ne situaten politike shqiptare Balli Kombetar do te humbete e P.K.shqiptare do te fitonte pushtetin politik.Po triumfonte politika percarese e shprehur ne Labinot shtator 1943 nga lideri komunist se”gjermane e balliste duhet ti trajtojme njesoj.Qellimi yne eshte marrja e pushtetit”.Aso kohe Mitat Frasheri me vijen e tije pacifiste porosiste “Asnje shqiptar nuk eshte i tepert.Stop luftes civile vellavrasese.
Fshati im i vogel,Lazarati me 154 shtepi e 218 kurore me ekonomi me shume blektorale se bujqesore mbeshteti programin social demokrat te Ballit Kombetar ku premtohej reforma agrare e shteti i se drejtes.Kjo parti me program te majt sic qe” Dekallogu”udhehiqej nga burra te medhenj te kombit me kontribute te shquara kombetare qe nga Rilindja,Pavaresia,lufta per demokraci ne vitet 20 e 30 e ne organizimin e qendreses antifashiste.Udheheqesi shpirteror i lazaratasve,baba Selimi,udhezonte:” Lufte kunder okupatorit pa shenjat e huaja,vetem prane flamurit kuq e zi.”
Gjat gjithe kohes qe filloi rezistenca kombetare kunder fashizmit e nazizmit Lazarati do te qe nje Svicer e vogel ku garantohej jeta e cdo shqiptari qe vizitonte fshatin,s’lejohej asnje konflikt politiko ushtarak.Balliste e partizane trajtoheshin reptesisht njesoj ne strehimin qe u behej nga banoret.Ne fshat e ne stanet e shumta te lazaratasve u strehuan Mustafa Matohiti,Xheladin Beqiri,Memo Meto,Muzafer Asqeriu,Xhafer Xhiku,Shemshi Baboci,Bule Naipi,Galip Sinojmeri,Persefoni Kokedhima,Eqrem Kallfa,Malo Konea,Seldi Haxhaliu,Doktor Ibrahim Dervishi me 15 partizane te semure etj.U shpetuan nga pushkatimi 35 djem gjirokastrit e nga krahinat te arrestuar nga xhandaret ne Gjirokaster e te prure ne Lazarat per pushkatim,por u lane te lire nga populli lazaratas .Kete fakt e treguan sa jetuan Zihni Hoxha,Gaqe Rebi,Ulo Haderi,Veiz Qebero,Muin Bozgo etj.Ne 15 nentor 1943 u strehua nje nate ne Lazarat batalioni “Asim Zeneli”me 300 vete me ne krye Shefqet Pecin e Islam Radovicken pasi kishin kryer nje krim te shemtuar ne Gjirokaster ku vrane nacionaliste e atdhetare vetem per te demostruar teror,theren me thike djalin 17 vjecar te Muzafer Shehut ne duart e nenes e te gjyshes pasi qante mbi trupin e te atit.Ne Lazarat,per te treguar se qene te repte ne drejtesi vrane nje partizan ,djale te ri nga Kuci se gjoja kishte vjedhur ne dyqan ne Gjirokaster dy defter leter cigari.Populli thirri falje ,por ata e pushkatuan gje qe beri efekt te kundert.Populli thirri:”Mos e vrisni djalin se e ka rritur nena,jo ju!E kini te kote vrasjen se ne ja kemi dhene fjalen Ballit Kombetar te Mitat Frasherit.”
Dhe vertete ne Lazarat shkonin si ne shtepine e tyre Hasan Dosti,Dervish Rexhepi,Hysni Lepenica,Bahri Omari,Koco Muka,vellai i Neco Muka Himariotit,Faslli Frasheri,Xhevat Kallajxhiu,Tare Kalo,Ismail Golemi(Mustafaraj) etj atdhetare te shquar.Me 24 tetor 1943 ne shtepine e Dalip Bashes u be mbledhja e Ballit Kombetar per jugun e vendit ku u percaktuan qarte rruget per parandalimin e luftes vellavrasese qe filloi ne Libohove me 6 tetor te atij viti.Pa asnje hezitim ne Lazarat e ne stanet e tij do te strehoeshin qindra partizane e partizane gjat operacionit te dimrit 43-44 ne acarrin e atij dimri te eger.Dy djem lazaratas,dy bari u vrane nga gjermanet se strehuan partizane ne stanin e tyre ne Grapsh te Dropullit.Asnjehere s’u bene deshmore,por Lazarati i njihte si te tille Azem Tulin e Neki Doracin.Prandaj lazaratasit thone se i kemi dhene luftes 7 deshmore qe luftuan e u vrane balle perballe me armiqte okupatore.Kjo eshte situata paqesore e Lazaratit me partine komuniste deri naten e 18-19 korrikut 1944.
Ne mbasditen e 18 korrikut ne pleqesine e Lazaratit erdhi partizani gjirokastrit Meto Bijo per te mare pelqimin e fshatit qe nje batalion i br 8 partizane te kalonte naten paqesisht prane pjeses lindore te fshatit per te shkuar ne lagjen Dunavat qe tu benin presion 450 gjermaneve e xhandareve qe qene ne Kala per te zbrazur qytetin.Pleqesia dha pelqimin,por forcoi rojet e fshatit per cdo te papritur qe mund te ndodhte pa dyshuar tek forcat partizane.Ne mbledhjen e celules se partise ne kodren e Doftise komanda e batalionit me kembenguljen e Sotir Meros nga Suha dhe Jorgo Selos nga Derviciani vendosen te sulmonin me lufte Lazaratin per ta “cliruar “nga 220 balliste qe qene strehuar ne fshat,plotesisht bij te fshatit pa patur asnje te huaj.Mareveshja u gris pabesisht.Partizani i vjeter lazaratas,themelusi i cetes partizane “KotoHoxhi” ,Myfit Brahimi kundershtoi dhe tha:”eshte paburreri,nuk qelloj mbi vellezrit e motrat e mia!Na kane mbajtur me buke ,si ju shkon ne mend ti vrasim?!”Dhe qendroi ne fund te batalionit.Kur u err plotesisht batalioni rrethoi nga lindja Lazaratin dhe ne oren 9 e 30 minuta filloi sulmi mbi populin e lazaratit me pushke te llojeve te ndryshme ,me mitraloze e bomba dore.Nenat kishin shtruar buken e ushqeheshin femije e te rriturPas disa castesh ku derdheshin si bresher mbi fshat plumbat vdekjeprures.Kryeroja Safet Bejko me disa djem qe e shoqeronin ju pergjigjen zjarrit me zjarr.Te 220 demte e burrat e Lazaratit per pak caste zune pozicionet nga lemi skendere,tek bregu bashe,ne Rruge,ne Mur,ne Gocaqe ,ne vrime te Bufit,tek shkolla fillore ku qe pika me strategjike ne lerushk,lemi boce,kulla e perjele,kullusmat e bracke.Tek shkolla arriti me nje fryme Dalip Basha me Murat Bashen Hyso Matin,Kalo Brahimin,Sulo Selimin Surja Bashen etj.Thirrja e Dalip Bashes per qendrese beri qe te rigrupoheshin forcat ku shume gra moren armet .zjarri i armeve te qendrestareve zhvillohej me kate sipas terenit.Vrasja e nene Haxho Bejkos tek ushqente femijet shtoi qendresen.Therrja qe i beri partizani nga Erindi Lato Brahja rojtarit te kafsheve Brahim Ahmeti dhe fjalet e tij qe degjoheshin mes krismash “c’fare keni me mua ” beri qe Dalip Basha me trimat e tije te sulmonin me bomba dore duke dale nga pozicionet .Vertet ishte nate e zeze stere por drita qe leshonin shkrepjet e armeve te pareshtura e benin naten dite.Cdo lazaratas qendronte si shkemb para plumbave.Njeri me trim se tjetri.Luftonte jeta me vdekjen.Afer mengjezit goditjet e partizaneve u ralluan.E lazaratasit menduan se ngadal partizanet po terhiqen.Nga terri i nates nuk po dallohej asgje.Por pas gjysme ore rifilloi nje sulm i repte.U plagos ne dore Skender Krishti.U plagos ne gjoks Jaco Meci por pa prekur mushkrine.Kur po agonte partizanet dallonin shtepite e fshatit dhe filluan granatimin me mortaja Vritet ne oborin e shtepise Lalo gaba me 20 krere dhi.Nje grup djemsh kaluanmidis shkembit te Kuq e shkembit te Madh dhe u bashkuan me Zeqo Alikon e barinjte qe zbriten nga malet si Tafil Meci Xhevdet Basha,Pelivan Gjini ,Dalan Dalani,Sulo Toti etj.Partizanet kujtuan se erdhen gjermanet nga Delvina dhe filluan terheqjen ne panik .Kur u hap mire dita nga Goranxia degjohej me nderprerje oshetima e “sharrsit” gjerman qe bente cdo mengjez levizjen rutine Janine Gjirokaster nje grup autoblindash gjermane.Partizanet u shperndane ne drejtime te ndryshme .Dalip Basha duke i ndjekur se bashku me disa djem lazaratas plagoset ne kembe tek porta e Tare Geveshit.
Keshtu mbaroi nje lufte absurde qe batalioni partizan i Sotir Meros e Jorgo Selos beri per te c’dukur nga faqja e dheut popullin atdhetar te Lazaratit.
Bilanci i luftes vellavrasese mbi Lazaratin:
1U vrane 4 banore te pafajshem-Haxho Bejko,Brahim Ahmeti,Lale Gaba,Bako Skendi.
2 Thuhej se u vrane partizane e partizane ,viktima te veprimi absurd te komandes se batalionit.
“Kolonel Mehmet Shehu kur mori vesh disfaten e batalionit partizan mori nje batalion partizan qe te risulmonte Lazaratin,por Enver Hoxha me nje korier e ndaloi ne Hormove Sulmi mbi Lazarat nuk u dha nga komanda e brigades 8”-pohon ne deshmine e tij gusht1984 ish komisari br 8 Bariam Sinoimeri.
Komandanti batalionit partizan minoritar “Thanas Ziko”Vasil Dalani Deshmoi”Batalioni qe sulmoi Lazaratin me beri thirrje ti veja ne ndihme ,por ne ishim batalion autonom qe vareshim vetem nga komanda e qarkorit.
Perfaqesuesit e popullit te Lazaratit me ne krye Kryetarin e K,N,Cl Kaso Buzheri dhe antaret Sabri Gaba e Celo Gjolleshi u thirren ne Komanden e Qarkorit ne Sheper per pajtim.Pas disa ditesh Bedri Spahiu dhe nje grup partizanesh erdhe ne Lazarat per te biseduar.Bedriu foli me tone te buta ,por Gjon Banushi foli me gjuhe kercenuese.Mori pergjigjen e duhur nga babai heroit lazaratas Muhamet Gjollesha ,atdhetari i shquar Bido Gjollesha dhe heshti.Ne gusht 1944 ne nje stadium te Athines 17 parti greke zhvilluan nje miting popullor dhe bene thirrje per “clirimin “e Vorjo Epirit.Programin e shpalosi Jorgo Papandreu,kryeministri grek i asaj kohe,babai Andrea Papandreut.Regjenti grek Damastinos i kerkonte popullit te Lazaratit qe te shperngulej ne Greqi me ndihmen e divizionit te Napolon Zerves.(Dokumenti ndodhet ne arkivin tone te shtetit)Kete kerkese te regjentit grek Lazarati e refuzoi kategorikisht.Ne ket kushte Enver Hoxha i beri thirrje popullit te Lazarati Gjirokastres dhe krahinave qe”Prej Kollorce ne drejtim te malit te thate te ndertohen fortifikata mbrojtese nga nje sulm eventual nga greku” (Dokumenta te shtabit te pergjithshem)
Dalngadal u vendosen lidhjet me qeverine e re komuniste,por gjat 40 vjeteve Lazarati do te etiketohej si fshat ballist qe nuk na do.Burgosjet politike do te shoqeronin lazaratin ne 40 vjet e lufta e klasave do te sillte pengesat e esaj ne arsimimin e brezave te rinj.Por veshtiresite ky popull i kaloi me dinjitet edhe me ndihmen e gjirokastriteve ne administraten komuniste e te miqeve nga krahinat ne te gjitha aspektet e jetes me sa kishin ne dore duke bindur ose neutralizuar ekstremistet.
Ne demokraci populli i fshatit tone pa ndryshime esenciale si i gjithe populli shqiptar,por edhe veshtiresi qe i perjeton edhe sot ne depresionin ekonomik,por eshte i paperkulur se eshte popull punetor arsimdashes e perparimdashes,atdhetar e i beses.Vertet denigrohet nga nje prapagande medjative primitive e lidere te pagdhendur,te pakulture ,te korruptuar e te lidhur me krimin.Poeti yne kombetar Dritero Agolli kur e vizitoi ne 22 maj 2002 tha:”Lazarati eshte i te gjitheve dhe eshte pasuri kombetare”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here