“Le Figaro”: Shqipëria vend i korruptuar me qeveri narkotrafiku

Media franceze godasin sot fuqimisht qeverinë e Edi Ramws për shqetësimin që ka krijuar Shqipëria me numrin më të madh azilkërkuesve. Rreth 20 për qind e të gjithë azilkërkuesve vijnë nga vendi kandidat i BE për shkak të “varfërisë, papunësisë, korrupsionit dhe klientelizimit…”.

Vendi drejtohet nga një qeveri e narko-trafikantëve që e ka kthyer vendin në një Kolumbi të Europës…

Ministri i Brendshëm i Francës ndodhet sot në Tiranë për ti paraqitur Kryeministrit Rama shqetësimin e madh që ka Franca me Shqipërinë, sepse 20 për qind e azilkërkuesve në Francë janë shqiptar. Ky lajm zë vend në të gjithë mediat dhe portalet franceze.

Gazeta e madhe Le Figaro shkruan se Shqipëria është vendi kampion për sa i përket numrit të azilkërkuesve. Në të shkruhet se “shqiptarët e rrallë që kalojnë filtrin për të fituar statusin e azilit në Francë janë ata që kanë dhënë prova se “janë të viktima të persekutimit”…”.

Numri i azilkërkuesve nga Shqipëria, sipas Figaro, ka arritur në 2017 mbi 7000 vetë, një rritje me 135 për qind krahasuar me 2016.

Qëllimi i vizitës së Ministrit të Brendshëm është “për të rregulluar njëherë e përgjithmonë me Tiranën zyrtare çështjen e migrimit, të këtij vendi me 2,9 milion banorë, që s’është me i madh se Bretanja dhe nga i cili kanë emigruar 1/3 e popullsisë për tu vendosur në Europë. Ministri francez do të kryejë një vizitë maratonë dyditore në kryeqytetin e këtij vendi të tmerrshëm, të minuar nga opinionet për korrupsion….”

Burimi: Lefigaro.fr

Kliko poshtë shkrimi origjinal

http://www.lefigaro.fr/actualite-france/2017/12/14/01016-20171214ARTFIG00264-les-albanais-champions-de-la-demande-d-asile-en-france.php

 

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment