Lea Garo: Vangjeli si Ponc Pilati, nxiton të lajë duart

0
465

 

Nga Arqile Garo

Thotë pra Vangjeli: (në faqen e tij zyrtare në facebook)

SKANDAL dhe TURP në Gjirokastër

Drejtori i Policisë së Gjirokastrës, bashkë me kandidaten e PS Artemisa Dralo kanë nisur të luajnë rolin e hetuesve e të terrorizojnë e shtyjnë fëmijët e ansamblit të Dropullit të deklarojnë që ishte Deputeti Vangjel Tavo që i pengoi të merrnin pjesë në ceremoninë e hapjes së sheshit Skënderbej në Tiranë.

them unë:

Pa pyetur e shtyrë njëri të kanë «kallzuar» ata të «postjerit» para tre ditesh. Po ta lemë këtë se…

thonë faktet:

Fëmijët që u kthyen nga Tirana, siç është e natyrshme u thanë prindërve se çfarë kishte ndodhur.

– në momentin e provës gjenerale të koncertit, përgjegjësi i ansamblit Andon Tuni ka mbledhur fëmijët dhe u ka thënë:

«Më morën në telefon Vangjeli (Tavo) dhe Arqile Deçka (Kryetari i Bashkisë së Dropullit) si dhe një zonjë tjetër (që hë për hë s’ po e përmendim) dhe më thanë se duhet të largohemi urgjentisht prej këtu se na rrezikohet jeta»

Thotë Vangjeli:

Fëmijë të vegjël të moshave 9-10-11 apo 12 vjeç janë thirrur e intimiduar të pohojnë që deputeti Tavo i ka ndaluar të marrin pjesë në ceremoni. Pavarësisht presioneve fëmijët kanë treguar të vërtetën që Vangjel Tavo nuk ka asnjë gisht në këtë histori.

vërtetojnë faktet:

që Vangjeli vërtet nuk ka gisht në këtë histori. Ka të dyja duart dhe të dhjetë gishtat.

As edhe një fëmijë i asnjë moshe nuk është thirrur e aq më tepër «intimiduar», (vërtet ç’ ka domethënë kjo fjalë?! Se injoranca ime deri këtu arrin).

Prindërit e shqetësuar kërkuan ndihmën e policisë dhe kandidates për deputete të PS – së për të marrë vesh se nga se u rrezikuan fëmijët e tyre në sheshin Skënderbej.

vijon Vangjeli:

Ky është një skandal dhe turp i paprecendent për të cilin po ve në dijeni edhe grupin vëzhgues të OSBE.

them unë:

Ta bësh patjetër!

Por duhet të paraqesësh para OSBE – së dhe Andonin që me sa kuptoj unë s’ ka anjë arsye për t’ u fshehur dhe Aqile Deçkën por edhe atë zonjën tjetër që Andoni e tha por unë s’ po e zë në gojë hë për hë.

Dhe të informoni qoftë edhe OSBE – në se nga kush u rrezikua jeta e artistëve tanë të vegjël në sheshin Skënderbej.

Thotë Vangjeli:

Mendoja se ishin të frikësuar nga humbja ndërsa tani e kuptoj që qenkan tërësisht të dështuar dhe nuk meritojnë të përfaqësojnë as edhe një zë të vetëm të njerëzve të thjeshtë!

them unë:

«Kala tora!» A mund të na japësh një përgjigje të thjeshtë neve, njerëzve të thjeshtë:

Je apo nuk je dakord me «tërheqjen» e ansamblit nga aktiviteti i organizuar nga Bashkia e Tiranës?

Dhe në qoftë se nuk duhej të shkonin përse nuk rrefuzuat ftesën, me logjikë, emancipim dhe argumente «anti çame» qofshin?

Pse duhej të venin fëmijet në Tiranë e të mbaheshin atje deri në prag të koncertit?

Copë, po apo jo!
Të tjerat janë «sa m’ u gjend Kola në punë”.

Thotë Vangjeli:

Mendoja se fushata elektorale ishte përballje idesh tani po kuptoj që me paturpësinë më të madhe janë bërë ambasadorë të shpifjes, gënjeshtrës dhe nxitjes së konfliktit etnik.

Intrigohem tani unë që vdes për idera:

e kam një ide për t’ u përballur:

«Sikur «votuesve mercenarë që» do vijnë nga Athina për të votuar për LSI – në, t’ ja u rritim pak ilefenë?

Treqind a katërqind euro për automjet.

Hë, si thua? Kohë krize është liroje pak qesenë.

Hë? Pa ma përball pak!»

Këshillon Vangjeli:

Mos bini pre e gënjeshtarëve dhe pinokëve pa integritet. Largojini përgjithmonë sharlatanët që po mundohen të shkatërrojnë vlerat e trevës gjirokastrite e që të shtyrë nga frika e humbjes së rëndë politike trillojnë konflikte përçarëse anti-kombëtare dhe anti-shqiptare.

bie dakord unë:

Morë, ç’ farë autoportreti.

Kësaj i them unë, ta njohësh vetën në thellësi. E po do thoni ju, njëzetë vjet në politikë tjatri me tre parti ndërruar…

Fjalë me vend. Jemi dakord! Këtë do bëjmë!

Rrëfen Vangjeli:

Unë kam që nga dita e enjte e do vazhdoj edhe sot e nesër të bëj takime me komunitete të ndryshme emigrantësh në Greqi, me ata njerëz punëtorë të cilët me duart e tyre kanë ndërtuar Shqipërinë ndërsa ata që kanë mision ta shkatërrojnë Shqipërinë e ta mbajnë peng të ardhmen e vendit e që frikësojnë fëmijët tanë vazhdojnë të vrasin shpresën se ky vend mund të bëhet një ditë.

gjegjëm unë:

Natyrisht që je në Athinë.

Duhen mbajtur gjallë «votuesit mercenarë» ndryshe ta bënë topin. Këtë e thotë dhe Andoni.

Po kjo nuk do thotë kursesi ti nuk e ke dhenë «porosinë» e që Andoni gënjen para fëmijëve.

Ai ka dhe kulturë bizantine. Them se ai nuk «intimidon»,
(dreq qënka fjalë e bukur po ç’ do me thënë se? E po, përderisa e përdor një njëri i kënduar pse mos ta imitoj edhe unë?)

Dhe tek… «ata që kanë mision ta shkatërrojnë Shqipërinë e ta mbajnë peng të ardhmen e vendit e që frikësojnë fëmijët tanë vazhdojnë të vrasin shpresën…» hyjnë edhe Arqile Deçka me Andon Tunin?!

Se ti e ke në praktikë t’ i shesesh për hiçgjë ata që të kanë mbështetur në ditë të vështira.

deklamon Vangjeli:

Emri i Vangjel Tavos është i dashur për çdo shtëpi ndaj është bërë edhe makth për humbësit e 25 qershorit.

përgjigjem unë:

…që është bërë makth kjo është më se e vërtetë.

Se Vangjeli të pushon nga puna tërë fisin po mori vesh që nuk e votove.

Bile të pushon nga puna edhe po bëre like në ndonjë sajt që flet kundër tij.

Por ajo që është për t’ u admiruar është modestia që e karakterizon,

siç më poshtë vijon:

Çdo ditë komplotojnë kundër meje dhe nuk kanë burrërinë dhe fisnikërinë të bëjnë një fushatë politike por me dredhëri e paturpësi prodhojnë gënjeshtra e nxisin konflikte etnike. Tentuan të përdorin Labërinë dhe nuk i eci siç e menduan, tashmë po përdorin intimidimin policor dhe interrogatues ndaj fëmijëve. Merruni me burrat jo me fëmijët.
Sepse burrërisht ju pres me 25 qershor ditën e fitores sonë të madhe, dhe humbjes tuaj shumë e shumë të thellë.
LSI është forcë e parë në qarkun e Gjirokastrës. Ky fakt ju ka frikësuar e drithëruar.

Them unë:

Natyrisht, ndaj qëllohen koqet e pemëve koqebërëse!

«dredhëri» në shqipen vangjelike i thonë dredhisë që përdornim ne dikur?!

Personalisht fitorja e «thellë» e pritshme e LSI – së më le krejt indiferent.

As i frikësuar as i drithëruar ndihem.

Po kaq indifferent (intimidues dhe interrogatues, as këtë fjalë nuk e kuptoj por gjyshja më thosh: kopjo të mençurin të bëhesh si ay) më bën edhe një humbje mundshme e forcës politike të Dritan Priftit.

Këshillon Vangjeli:

Mos terrorizoni më fëmijët dhe mos nxisni konflikt etnik.

Pyes unë:

Këto fjalë i drejtohen edhe Andonit e Arqilesë?!

Konkludon Vangjeli:

Kam një lajm për ju. Jeni të humbur. Jo që sot, por që dje. Kur filluat të trilloni paturpësisht duke ofenduar krenarinë dhe intelektin e qarkut të Gjirokastrës.
Edhe pak ditë dhe humbja juaj do bëhet zyrtare.

Unë:

No coment!

Djaloguan për së largu: Vangjel Tavo & Arqile Garo

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here