Leja e së shtunës/ Të moshuarit mbushin rrugët dhe sheshet e Gjirokastrës

0
173

Sipas udhëzimeve të kreut të qeverisë Edi Rama sot ka qenë dita e të moshuarve të cilat kanë përfituar lehtësim të masave në kuadër të Covid-19 duke iu dhënë mundësia të dilnin disa orë gjatë mëngjesit vetëm për ajrim gjatë kësaj të shtune.
Të shumtë kanë qenë të moshuarit që kanë mbushur sheshet dhe rrugët e Gjirokastrës ku nuk kanë munguar as komentet epike të tyre .
“Dolëm për ajrim, do kthehemi sërish në burg.Faleminderit Edi !”-është shprehur një pensionist tek sa shijonte ” lirinë” disa orshe.
Nuk kanë munguar as komentet negative të shoqëruara me indinjatën e qytetarëve që këto masa nga ana e qeverisë u duken të tepruara dhe qesharake.
“Absurde, qesharake, tallje me ne. Po të jetë Koronavirusi e marrim dhe tani.Këto janë lojërat e shtetit me qytetarët .Do të bëj siç do ai po po vdesin njerëzit brenda në shtëpi , pa bukë pa lekë”- shprehet një pensionist.
Ndërsa ditën e nesërme rradhën për të shijuar ” lirinë” do e kenë mamatë me fëmijët e tyre deri në 10 vjeç .

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here