Lëpirjet e pështira ndaj Ramës nga dy personazhe komikë

0
164

Kryeministri Rama gjatë takimit me banorët e zonës së Dropullit sot në mesditë, është befasuar nga lëpirjet e pazakonta dhe të pafundme që kanë ardhur nga dy personazhe jo pak të njohur. Këta dy personazhe kanë qenë kryetari i Bashkisë së Dropullit Akilea Decka i cili vjen nga radhët e PD dhe i dyti, Panajot Barka pedagog i gjuhës greke në Universitetin e Gjirokastrës.

Servilizmat dhe lëpirjet e para, Rama i ka shijuar nga kryebashkiaku i Dropullit Akilea Decka i cili fjalën falenderim e kishte kryefjalë dhe mbrapafjalë.

Falenderime për rrugët dhe rehabilitimin e insfrastrukturës rrugore cka është një detyrim i cdo kryeministri.

Falenderime për mirëqënien në Dropull cka nuk është meritë e këtij kryeministri.

Falenderime për prezencën e firmave të fuqishme prodhuese e tregtuese në Dropull cka nuk është meritë e këtij kryeministri.

Falenderime për përqindjen e lartë të numrit të taksapaguesve dropullitë, cka nuk ka lidhje kryeministri sepse janë detyrime ligjore.

Falenderime për kryeministrin sepse punësimi në Dropull është 100% dhe e tejkalon aq sa importohen nga zona jashtë Dropullit.

E ndërkohë që Decka falenderonte Ramën, ky i fundit vështronte i qetë sesi një përfaqësues i zgjedhur vendor me targën e PD lajkonte atë.

Ndërsa personazhi i dytë ishte Panajot Barka pedagog i greqishtes. Barka në ndryshim nga Decka, ka qenë edhe më “agresiv” në falenderime e sidomos për ligjin e ri të minoriteteve ku vetë minoritarët nuk i ka pyetur kush dhe nuk i’u ka thënë askush sesi është bërë.

Barka stërfalenderoi ministren Nikolla jo një herë dhe ka përsëritur ritualin e falenderimeve ndaj Ramës aq sa ky i fundit me shumë të drejtë dhe i besdisur i’a ktheu që priste kritika dhe jo falenderime.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here