Letër e hapur nga prof Vasil Karanxha për KM Rama

0
165

Nga Prof Vasil Karanxha

Kemi gati 10 ditë që ndjekim protestën e studentëve për përmirësimin e kushteve të studimit dhe të rregullimit të raportit të tyre në pjesmarrjen e vetqverisjes universitare.

Po kemi 28 vjet që bëjmë sehir katandisjen e shkollës tonë, deri në këtë pikë ku pasojat dhe produkti i saj, do përplasen me realitetin dhe vlimi i protestës ishte i pashmangshëm. Protesta thjesht na vuri në dukje qoftë politikat e gabuara (deri në antikombëtare) të arsimimit dhe edukimit, qoftë përgjumjen e shoqërisë tonë, për të reaguar në kohë dhe kontrolluar ivestimin më të madh, më të rëndësishëm dhe bazik të saj: shkollimin dhe edukimin e brezave të aftë të përballojnë sfidat e jetës e të ecin përkrah shoqërive më të zhvilluara.

Protesta tregon se në këtë qëllim kemi dështuar, e këmbanat bien për të gjithë. Atë po e bëjnë studentët që janë produkt i këtij sistemi arsimor dhe dukuritë që ata shfaqin, janë pasojë e gjithë sistemit që fillon që nga cikli parashkollor dhe i përmbajtjes të formave të edukimit që transmeton dhe ushtron vetë shoqëria jonë. Nuk kemi ç’presim më shumë nga kjo gjëndje, koha për ndryshim ka arrdhur.

I nderuar kryeministër i vëndit z.Edi Rama!

Para një jave ju shkrujta në fb të hapnit një vend edhe për vete në protestën e studentëve e bashkë me ta, të përmirësoni gjëndjen e univetsiteteve. Ju dëgjova po atë ditë se jeni me ta e kërkoni dialog e fuqinë e tyre për të realizuar reformën e duhur. Kjo më mjaftoi dhe e fshiva nga fb thirrjen që ju bëja. Kërkoni dialog dhe padyshim që në këtë reformë ai është i domosdoshëm. (Ju theksoj se reforma e shkollës nuk është vetëm më e rëndësishmja për vëndin, por edhe më e vështira dhe kompleksja). Madje ai dialog po u bë vetëm me studentët dhe pedagogët, përsëri reforma do dështojë. Tërhiqni në këtë dialog tërë shoqërinë dhe veçanërisht mëndjet e “rënda” të saj dhe jo plagjiaturat e “XXL-prof-dr” që sistemi i tanishëm po i prodhon.

Dialogu tashmë ka filluar, qoftë dhe ai me studentin me aftësi të kufizuar që zhvilluat të enjten, duhet t’ju mjaftojë për fillimin e plotësimit të kërkesave. Dialogu po zhvillohet nga ju në media dhe me gjithë studentët dhe shoqërinë që nuk janë në shesh të protestës, po që presin të fillojë puna për përmirësimin e gjithë gjëndjes të sistemit të arsimit, i cili fut ujë nga çdo anë. Nuk keni ç’prisni më zoti kryeministër, jeni me studentët, jeni për reformë të plotë, ju takon ju të gjeni mënyrat e tërheqjes të shoqërisë në këtë betejë e cila nuk mbaron brenda mandateve tuaja.

Rëndësi ka të fillojë mbarë dhe në rrugën e duhur. Kjo reformë krahas vullnetit, përkon pa dyshim edhe pasionin për ta çuar deri në fund. Por pasioni duhet të ekulibrohet nga logjika që të ndriçojë veprimet.

Nuk keni çfarë kërkoni më shumë nga ata që dalin në protestë. Shoqëria është e gatshme për ndryshimet dhe për ç’do gjë të mirë do ju ndjekë. Le të mos harrojmë i nderuar kryeministër, se dhe mushka më e urtë po e ngarkove më rëndë se ç’duhet, do hedhë vickla. E gjithë politika e këtyre 28 viteve, është pëtgjegjëse për gjëndjen e mjerueshme të shkollës shqipe veçanërisht të atij universitar. Gjëndja e sotme është pasojë e tërë këtyte viteve, si për gjëndjen fizike të godinave, ashtu edhe për nivelin e pergatitjes prefesionale e morale të stafeve pedagogjike të tërë niveleve.

Është produkt i saj kjo gjëndje. Qindra fshatra po ngelen pa fëmijë dhe të rinj, ku një nga arsyet kryesore e largimit të familjeve nga fshati, është pamundësia e arsimimit në të, e fëmijve të tyre në shkolla të denja për kohën. Univetsiteti gjithmonë e më shumë po i furnizon shkollat me mësues që vetëm diploma i bën të tillë, se për nga dijet vetëm mësues nuk janë. Pedagogët në masë, studentin e shikojnë si numër për të mbajtur degën hapur dhe njëhereshi për të realizuar planin e buxhetit vjetor të mitmarrjes.

Të nderuar politikanë të këtyre 28 viteve. Sa nga fëmijët tuaj, kanë mbaruar universitetin në Shqipëri?! Sa të afërm, militantë partish, emëruat në stafet pedagogjike të universiteteve? Sa grada shkencore morët me këto lloj stafesh? Sa universitete i dueshin vendit tonë 3 miĺionësh dhe sa e rënduat popullin tonë me taksa për të mbajtur në këmbë një ngrehinë universitare e llogaritur për një popullsi 10 milionëshe? Sa nga studentët e diplomuar, të aftë ose jo, duke mos gjetur mundësi reale punësimi në vëndin e tyre, i detyruat të marrin rrugët e kurbetit?

Kur me zëmër në dorë, do analizoni përgjigjet e këtyre pyetjeve, do ju vijë turp, për karjerën tuaj politike, karrjerë e dështuar dhe më së paku ju përgjegjëson për shkatërrimin e perspektivës të zhvillimit të vëndit.

Tani që koha e kërkon zgjidhjen e këtij problemi kaq madhor për fatet e zhvillimit të vëndit dhe të sigurisë të tij, ose vazhdoni me lodtat tuaja politike, ose strukeni si struci duke lënë vetëm Edi Ramën të përballet i vetmuar me këtë gjëndje.

Thua se ai vetëm ka përgjegjësi për gjëndjen, thua se arsimimi dhe edukimi kombëtar duhet rregulluar për të. Po qe se akoma s’keni kuptuar “Se një komb i pa arsimuar e i pa edukuar, është i destinuar të zhduket” atëhere mjerë ne kush na qeveris.

Të dashur studentë! Të gjitha ato që kërkoni janë të drejta e pa ato kushte nuk mund të studioni. Duke qënë i sinqertë me ju, dua t’ju them që në krye, se nuk më bëtë të vija me ju në protestë. Kërkesa juaj përgjithësisht për zgjidhjen e problemeve ekonomike dhe jo atyre të përmbajtjes të formimit shkencor të shkollës sonë më bëri të jem për ju po pa ju.
Mos pranimi i shkollimit tuaj me fenomenin e mitmarrjes dhe qënia si pikë e parë e largimit të ç’do pedagogu “taksidar” nga sistemi, do më bënte edhe mua të isha në shesh.
Kërkoni që të plotësohen “tetë pikat” dhe ç’do gjë për ju është në rregull.
Po mirë,ç’do bëni po qe se pedagogu “taksidar”do ja u dyfishojë taksën?!
Ja pse dialogu dhe forca e gjithë shoqërisë përfshi këtu edhe qeverinë, duhet qoftë edhe për të rregulluar një nga pikat tuaja. Po për të vënë në rrugë të mbarë gjithë sistemin?

Të nderuar miq,kudo ku jeni!
Po jetojmë një moment që për nga rëndësia dhe interesi i gjithë secilit, është i njëjtë me të qënurit e çdo familjeje. Asnjë nga ne është pa përgjegjësi për këtë gjëndje.
Të gjithë ne ishim këtu kur fëmijët tanë universitetet i quajtën jo me emrat e tyre, por i vunë emrin “Universitet dhrahmia”.

Vetë koha që kur dhrahmia zinte vëndin kryesor në valutën e huaj, që hynte në Shqipëri, tregon sa i hershëm është fenomeni i pagesës të kartave të shkollës dhe jo i dijeve. Ishim ne që kur fëmijët shkonin në shkollë bënim llogaritë shtesë për të paguar pedagogët.
Sot ka ardhur dita që këtë gjë ta rregullojmë.
Nuk mund të paguajmë taksa për të pergatitur injorantë të diplomuar. Nuk mund të paguajmë taksa për të punësuar pedagogë të paaftë e të korruptuar. Nuk mund të mbajmë në këmbë me taksat tona një sistem më shumë se ç’i duhet vëndit.

Nuk mund të paguajmë për një sistem arsimor ku fëmijët nuk na i bën të aftë për të përballuar sfidat e kohës. Ja pse duhet një dialog gjithëpërfshirës dhe në radhë të parë me qeverinë.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here