Libohova, gropë e madhe abuzimesh dhe vuajtjesh për banorët. Deputeti Tritan Shehu me strukturat partiake

0
146

Deputeti i PD për Qarkun e Gjirokastrës Tritan Shehu, ka zhvilluar një takim me strukturat e PD në Bashkinë e Libohovës.

Në këtë takim ka asistuar kryetari i Degës së PD Gjirokastër Roland Bejko dhe kreu i PD Bashkia Libohovë Adil Xhelili.

Në këtë takim janë ngritur disa problematika që shqetësojnë komunitetin libohovit si shitblerja e votës, presioni për vendin e punës, premtimet e bujshme të cilat sollën deformim të rezultatit zgjedhor të 25 qershorit.

Shqetësim për komunitetin libohovit ka qenë furnizimi me ujë të pijshëm me orar të reduktuar dhe jashtë kushteve higjeno-sanitare. Ndërtimi i gropave septike në mes të banesave tek Përroi i Zhepës cka rrezikon ndotje masive të burimeve ujore dhe vaditje.

Probleme të furnizimit me energji elektrike kryesisht të tensionit të lartë, ndricimi rrugor i cili  mungon në shumë lagje edhe pse banorët paguajnë rregullisht taksat vendore.

Mungesë investimesh në rrugët e brendshme të lagjeve Baillo dhe Teqe-Fushë, të pakalueshme në stinën e dimrit.

Problematika me higjenën në shkolla e kopshte, mungesë e furnizimit me dru zjarri. Problem me transportin e nxënësve që janë larg mbi 2 km nga shkolla, prindërit paguajnë dhe nuk marrin subvencion.

Investimi për rehabilitimin e qendrës së Libohovës, projekti nuk është publikuar dhe investimet janë gjysmake pa përfshirë kanalizime të ujërave të bardha, ndricim etj.

Në fshatin Nepravishtë Bashkia Libohovë nuk ka planifikuar asnjë lek për 2018 dhe nuk ka hedhur asnjë qindarkë për vitin që po mbaron.

Në këtë takim janë ngritur si shqetësim edhe problemet me kanalet vaditëse e kulluese edhe pse Bashkia e Libohovës tani ka në dispozicion mjete dhe karburant i cili tenderohet rregullisht po nuk dihet ku shkon.

Burimi i Vrizit në Nepravishtë furnizon me ujë të pijshëm fshatra në Bashkinë Dropull por të ardhurat nuk arkëtohen nga Ujësjellësi i Bashkisë Libohovë cka është shqetësim madhor për banorët e Libohovës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here