Libohova në bllok me PD ! Takim i strukturave me drejtuesit vendorë demokratë

Demokratët e Libohovës, kanë zhvilluar një takim mbasditen e sotme në kuadër të përgatitjes së fushatës parazgjedhore, si dhe protestën e 18 shkurtit të thirrur nga opozita në kryeqytet. Në këtë takim, ka marrë pjesë kreu i PD Gjirokastër Roland Bejko, Altin Como e Bexhet Cobani ish kryetarë Bashkie në Libohovë aktualisht anëtarë kryesie të PD Gjirokastër, dhe kryetari i Grupseksionit të PD Libohovë Adil Xhelili. Takimi i sotëm ka qenë i domosdoshëm në kushtet kur Libohova po ndjen represionin e qeverisë në keto katër vjet ku libohovitët janë larguar nga puna vetëm për shkak se ishin mbështetës të PD. Libohovitët patën represion policor dhe tatimor ndërkohë që sot Libohova përballet me mungesë investimesh. Këto të fundit janë prezente vetëm tek ato fshatra ku është votuar Rilindja-janë shprehur të pranishmit. Investimet e premtuara nuk janë dukur gjatë këtyre katër viteve. Në Libohovë kampet e Rilindjes janë në luftë të hapur me njëri-tjetrin ku premtojnë e fryjnë administratat në kohë fushate. Libohovitët sot të lirë, u shprehën njëzëri për mbështetje ndaj PD, si forcë fituese dhe mbështetje për protestën e PD në 18 shkurt. Të pranishmit ngritën mjaft shqetësime që prekin familjet libohovite. Edhe ato pak investime që kryhen në zonat afër Libohovës, libohovitët nuk punësohen. Gjendja në këtë qytet, i përngjan fillimviteve ’90 ku njerëzit presin ndihma në raste festash. Punësimet e militantëve të partive qeverisëse, largimet pa kriter, subvecionet me teser partie, rrezikun e largimit të rinisë, zvarritjet në hipoteka dhe zyra shteti, kanë qenë në qendër të shqetësimeve të ngritura nga libohovitët.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment