Libohova, vendi i burimeve të ujit që po thahet për ujë !

0
152

Një nga gjërat që e veçojnë Libohovën, që e bëjnë atë një vend të jetueshëm për banorët e një vend tërheqës për vizitorët, është prania e burimeve të shumta të ujit dhe bukuria e freskia e rrepeve shumëshekullorë.

Por ky ambjent që i ka shoqëruar libohovitët për vite e shekuj rrezikon të prishet e të zhduket.

Kjo situatë vjen si pasojë e zbatimit të projektit për rikonstruksionin e qendrës. Ky projekt parashikon që segmenti nga lulishtja në hyrje të qytetit, deri tek “Veranda” të shtrohet me beton dhe gurë.
Por në qytetin e burimeve nuk është parashikuar që në këtë shëtitore të ndërtohet një ose disa burime që do t’i shërbenin banorëve dhe vizitorëve, sidomos gjatë ditëve të nxehta të verës kur të fillojë të nxehet dhe guri dekorativ.

Veç kësaj, nuk është menduar që të shtohet numri i pemëve dhe gjelbërimit, gjë që do të ndihmonte në zbutjen e temperaturave të larta gjatë kësaj periudhe të vitit.

Si për ironi të fatit, edhe disa burime e çesma që ishin ndërtuar përgjatë kësaj rruge nga biznese private, tani ata vetë u detyruan ti mbyllin për shkak të vendosjes së sahatëve në vazhdën e reformës së ujit.

Uji është sinonim i jetës, dhe qytetarët e Libohovës po ndjejnë mungesën e këtij elementi jetik në qendrën e rinovuar të qytetit të tyre.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here