Libohovë/ Mungesa e infrastrukturës rrugore, problem për banorët e lagjes Teqe-Fushë

0
220

Mungesa e infrastrukturës rrugore është një problem i mbartur ndër vite që i shqetëson vazhdimisht banorët e lagjes “Teqe-Fushë” në Libohovë .
Banorët thonë për @ jugunews.net se prej vitesh në këtë zonë nuk është investuar ndonëse kërkesat drejtuar bashkisë kanë qenë të herëpashershme.
Sic duket dhe nga pamjet rruga është e degraduar ku gjatë periudhës së dimrit lëvizja me këmbë ndërlikohet edhe më shumë për banorët e kësaj lagjeje.Janë mbi 50 familje që jetojnë në këtë lagje , e cila është vetëm 15 minuta larg qendrës .


Rruga është siç e shikoni vetë, në gjendje të keqe.Ka vite në këtë gjendje , tani është bërë më keq pasi nuk ka ndërhyrë dikush ta rregullojë”-shprehet një banor i zonës.


Janë mbi 50 familje në gjithë lagjen këtu që kemi bërë kërkesë në bashki të vinë ta rregullojnë por ende asgje.Është problem , rruga është një domosdoshmëri , këtu kalon i madh e i vogël , duhet të rregullohet “-thotë një tjetër banore e lagjes.


Mungesa e infrastrukturës rrugore në Libohovë vihet re jo vetëm në këtë lagje por edhe në zona të tjera ndërsa banorët ankohen vazhdimisht ,ata mbeten sërish në pritje të ndonjë investimi utilitar për këta të fundit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here