LIBOHOVË/Nxënësit nga Belgjika sjellin kopshtin e fëmijëve në terezi, bashkia bën sehir (foto)

0
155

“Shkëmbim kulturor dhe vullnetarizëm”. Kështu e ka cilësuar kryebashkiakja e Libohovës Luiza Mandi kontributin e një grupi nxënësish nga Belgjika, të cilët gjatë qëndrimit në Libohovë,  kontribuan për kopshtin e fëmijëve. Ata kanë bërë piktura dhe disa ndërhyrje rikonstruktuese të vogla.

Por fotot e postuara nga vetë kryebashkiakja, tregojnë më së miri gjendjen e shëmtuar të këtij institucioni arsimor parashkollor.

Mirëmbajtja e institucioneve arsimore është detyrë dhe përgjegjësi e drejtpërdrejtë e bashkive. Faktet e ofruara nga vetë Bashkia dëshmojnë më së miri lënien pas dore të këtyre institucioneve.

U deshën disa nxënës nga Belgjika që në kopshtin e fëmijëve në Libohovë të vihej dorë.

Krahas vlerësimit dhe falenderimit për kontributin e nxënësve, që me dëshirën e tyre të mirë i dhanë një pamje të re këtij kopshti, ku vogëlushët kalojnë një pjesë të mirë të ditës, vjen edhe pyetja “Ku ka qenë Bashkia e Libohovës deri tani?”

A është vërtet kaq e vështirë saqë lyerja dhe suvatimi i mureve të mos bëhet dot nga bashkia?

Ku shkojnë fondet e mirëmbajtjes për institucionet në varësi të bashkisë?

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here