Libohovë/ Punimet në shtëpinë muze të Avni Rustemit drejt përfundimit

0
159

Prefekti i qarkut Gjirokastër Astrit Aliaj së bashku me Kryetaren e Këshillit të qarkut Lindita Rova kanë inspektuar nga afër punimet që po kryen aktualisht në shtëpinë muze “Avni Rustemi” në bashkinë Libohovë, si pjesë e projektit “CULTURAL LANDS”.
Punimet për restaurimin e kësaj shtëpie muze kanë hyrë në fazën përfundimtare dhe kanë si qëllim rijetëzimin e kësaj banesë, për të pritur vizitorë vendas dhe të huaj, duke e vënë në funksion të turizmit i cili është i cunguar në zonën e Libohovës.
Nga kjo banesë Prefekti dhe kryetarja e Këshillit të Qarkut kamë shprehur gatishmërinë e tyre për të vazhduar me nisma të tilla edhe më gjerë si një apel për pushtetin vendor në mënyrë që investimet në vazhdim për këtë objekt dhe për objekte të tjera duhet të jenë prioritare .

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here