Në fjalën e tij në hapjen e fushatës së Partisë Demokratike, aktori Neritan Liçaj, tha se nuk ka lindur akoma ai bir nëne që të të mposhtë shqiptarin.
Mirëmbrëma Shqipëri. Krenar që jam bir i këtij populli për të fituar një festë të madhe. Përballë këtij pushteti të kalbur që nuk kna gjunjëzon dot. Sepse ne jemi pasardhës të Teutës, Glaukut, Skëndërbeut. Ne nuk jemi dembelë, nuk jemi zdromsa. Ne jemi bij të shqipes që këtë pranverë do të shtrijmë krahët për të fluturuar lart. Nuk na gjunjëzojnë dot, sepse nuk ka lindur ai bir nënë për të mposhtur shqiptarin.
Atë flamur kuqezi që na rri në zemër, që kërkojnë të pastrojnë para droge dhe krimi. Ju bëtë më keq o pjella pasardhëse të komunizmit. E shqyet Tiranën tonë të bukur. Nuk latë gjë pa bërë dhe kërkoni të vazhdoni, mashtrimin, krimin. Tani do nisim ne, ne që e duam Shqipërinë. Ne që rerfuzojmë të themi nuk bëhemi. Jo, ne bëhemi. Jemi ne shqiptarët, bij dhe nipër të Skëndërbeut. Ne do iu plasim voting aty ku e meritoni dhe si e meritoni.
Ajo karrigia juaj e rilindjes që ka marrë ujë nga të gjitha krahët. Prandaj tik tak erdhi koha. Edhe një muaj edhe ke për ta parë. Jo krimi dhe droga. U them të gjithë atyre njerëzve që sot kanë pyetje për t’i bërë vetes. Unë si njëri prej jush ju jap një këshillë.
Shkoni në shtëpi dhe shikoni thellë të familjeve tuaja dhe keni për t’i gjetur të gjitha përgjigjet, që fëmijët tanë të mos bredhin rrugëve të botës, të mësohen ta duan atdheun dhe të luftojnë për të. Shikoni thellë në sytë e tyre, me mendje të pastër. Administratës i them mos ulni sytë kur iu bëjnë presion.
Efektivëve të policisë iu kujtoj betimin që kanë bërë kur kanë veshur atë uniform, që i janë betuar Shqipërisëe dhe jo pushtetit të kalbur. Mos pranoni më të gjunjëzoheni, por filloni të fluturoni dhe të ndiheni shqiptarë, por të ndiheni bij të shqipes. Tik Tak. Rama ik, Rama ik, Rama ik.