Kate Middleton sjell në jetë një djalë, pretendenti i pestë i fronit të Anglisë

0
176

Princesha Charlotte është zyrtarisht motra më e vogël!

Kate Middleton ka lindur fëmijën e saj të tretë me Princin William. Dukesha e Kembrixhit mirëpriti djalin e tyre në orën 11:01 në Lindo Wing të Spitalit të Shën Marisë, ku gjithashtu lindën Princi George dhe Princesha Charlotte. Princi i vogël peshonte 3.8 kg.

Princi William ishte i pranishëm në lindjen e djalit të tij.

George 5-vjeç dhe Charlotte 3-vjeç tashmë janë shtuar edhe me një vëlla të vogël. Ai është i pesti në linjën e trashigimisë së fronit. Emri i fëmijës është mbajtur sekret edhe pse ka një kuriozitet të madh.

Është një muaj i rëndësishëm për Will dhe Kate, të cilët gjithashtu do të festojnë përvjetorin e tyre të shtatë të dasmës më 29 prill.

Urime për çiftin mbretëror dhe familjen e tyre në rritje!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here