Lirohet nga detyra prefekti i Fierit, kush e zëvendëson

0
149

Prefekti i Qarkut të Fierit, Baki Bala është liruar nga detyra.

Vendimi është marrë sot në mbledhjen e Këshillit të Ministrave. Sipas këtij vendimi, në vend të tij është emëruar Lefter Shehaj.

VENDIMi

Në mbështetje të neneve 100 e 114, të Kushtetutës, dhe të nenit 5, të ligjit nr.107/2016, “Për prefektin e qarkut”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Z. Baki Bala, prefekt i Qarkut të Fierit, lirohet nga kjo detyrë.
2. Z. Lefter Shehaj emërohet prefekt i Qarkut të Fierit.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ARBEN AHMETAJ

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here