Llogaridhënia publike sjell qeverinë në Gjirokastër, Rama takim me të gjithë drejtorët

0
153

Qeveria do të zhvendoset sot në Qarkun e Gjirokastrës, për të kryer dy procese: llogaridhënien publike dhe mbledhjen e qeverisë.

Sot veç inspektimeve në Libohove do ketë në orën
14:00 dëgjesë me komunitetin e fshatit Dervician.

Në 16:00 do të ketë mbledhje qeverie tek Hotel Cajupi e më pas një takim llogaridhënës me banorët e
këtij qyteti në Pallatin e Sportit. Në orën 19:30 do të zhvillohet një darkë me personalitetet e spikatura të qarkut, ndërsa të martën axhenda do të vijojë me një darkë të Ramës me drejtuesit e partisë.
Të martën, axhenda nis në orën 9 në një takim me të gjithë drejtorët rajonalë të këtij qarku, ndërsa në orën 11:00 do të prezantohen projektet zhvillimore të Tepelenës, e më pas do të ketë një drekë me fermerët për të promovuar skemat nxitëse në këtë drejtim në Ballaban.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here