LRI i kundërpërgjigjet me satirë PS dhe kapërcimit të ylberit të Dane Hyskës

0
192

Një ditë pas kapërcimit të ylberit nga dy këshilltarë bashkiakë nga radhët e LSI dhe PDIU tek tepsia e pushtetit të PS, kanë mbërritur edhe reagimet e para nga forca opozitare LSI në Gjirokastër.

Në faqen e saj zyrtare në FCB, LRI Gjirokastër, duke marrë shkas nga ngjarja e një dite më parë, ka zgjedhur një mënyrë të mprehtë përgjigjeje, me vargje satirike.

TRAFIK MANDATESH

Një herë në një kohë
Na ishte një dhelpër
Merrte çfarë të donte
Mbase dhe më tepër

Nuk dinte ç’të thoshte
Dhe kur kush se pyeti
Thosh jam me LSI-në
Dhe Meta është “mbreti”

E vunë te patentat si të LSI-së
Se dhe nga zanati ishte I tepsisë
Por aty zanati nuk i duhej fare
Se mjafton te dije si të bëje pare

Kur në fund e pa se i erdhi ora
Nuk e lë, po thoshte, të më’ik nga dora
Kujtoi zanatin dhe mori timonin
E preu pak majtas që mos ta kuptonin

Po aq desh Flamuri edhe Odisea
I thanë do të japim funksione të reja
Tani futju punës ashtu si di vetë
Se ne dhe timonierin e kemi pa patentë

U gëzua miku, i shiti të tëra
Donte që të ikte pa e zënë e hëna
Nuk di nga t’ja mbajë, ç’ësht’ kjo që e gjeti
Nga një anë “rilindja”, nga tjetra vetë “mbreti”

Më në fund vendosi, hop i dha karar
Unë jam me paranë kur mos jem i gjall’
Do lë LSI-në, do ta lë mandatin
Për ato të shreta do zë dhe krevatin

Po këtë të fundit shokë, se kish bërë njeri
I tha komandantit “tradhëtoj për burreri”
Se vërtet ne fakt e njihnin për burrë
Ndaj edhe mandatin nuk e lëshon kurrë

E ç’tu them mor shokë, gjith’ kjo histori
Zgjoi dhe ca lepuj që s’i njeh njeri
U kenaqën shumë dhe e ngritën bishtin
Se “o zot” më’n fund, shokë si vetja kishin

Ndejtën, u menduan, si të reagonin
Që ishin me dhelprën si mund ta tregonin?
Të bënin nje darkë, të hidhnin nje valle?
Jo,..ne fund e gjeten, – ne rrjetet sociale

Kjo ish more shokë një nga historitë
Që në Gjirokastër po ndodhin perditë
Ca të rafinuar hanë nga dhjetë herë
E ca të kativasur nuk marrin dot as erë

   

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here