Lubonja: OFL spektakël, nuk godet ‘kriminelët’ pranë qeverisë

0
213

Analisti Fatos Lubonja shprehet se shqiptarët shpesh herë thonë “nuk bëhet ky vend”, për shkak të pesimizmit që ka kapluar ata.
Lubonja theksoi se edhe operacionet anti-OFL janë një spektakël, duke shtuar se nga këto operacione nuk goditen “kriminelët” pranë qeverisë.
“Shumë shqiptarë thonë ky vend nuk bëhet. Te ky sondazh 7 për qind thoshkan që ky vend nuk bëhet. Do them një batutë por shumë domethënëse. Po mbushja makinën me karburant mes Lushnjës e Fierit. Më pyeti ai që a bëhet ky vend më tha, meqë më njohu meqë dalim në televizor. Më tha e di kur do bëhet ky vend, kur të vijnë të gjithë nga Siria, nga ata vende, atëherë do bëhet tha. Kështu tha. Asgjë nuk duket mirë në horizont. Edhe OFL, operacioni “Forca e ligjit” nuk godet njerëzit afër qeverisë”, tha Lubonja.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here