Luftëtari arrin fitoren e parë në Superligë

0
164

Luftëtari arriti të merrte pikët e para në Superlige duke mposhtur 2-1 skuadrën e Flamurtarit. Në një prononcim për “Supersport”, trajneri i Luftëtarit, Jorgos Marantas u shpreh se ka mbetur i kënaqur nga skuadra e

Ishte e rëndësishme të merrnim 3 pikë. Ekipi e ka të nevojshme sepse kemi çuna të rinj dhe mendoj se kjo fitore erdhi në momentin më të mirë. Nuk e ka eksperiencën që të shkojmë deri në fund të vitit. Do të presim që të shkojmë deri në merkaton e janarit për lojtarë me eksperiencë. Jam i kënaqur edhe me të rinjtë dhe mund të shkojmë me ta deri në fund nëse vazhdojnë kështu.

E di që kampionati ka ekipe me cilësi shumë më të lartë se Flamurtari. Ajo që pres është që të punojmë në pikëpamje më të vështira në lojë dhe të marrim pikët që na duhen. Nuk është e lehtë deri sa ne të marrim pikë ndaj çdo ekipi-tha Marantas.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here