Luftëtari dhe Teuta ndahen në paqe, protagonist portierët e dy skuadrave

0
150

Luftëtari dhe Teuta janë ndarë në paqe në ndeshjen e luajtur në Gjirokastër.

Durrsakët ishin më insistues drejt zonës kundërshtare ndërsa nga ana tjetër, Luftëtari kërkonte të shfrytëzonte në maksimum kundërsulmin. Dëshira e madhe e skuadrave për të dalë me pikët e plota nga ndeshja, bëri që loja të ishte e hapur dhe mundësitë nuk munguan për të dyja ekipet. Dhe në këtë pikë ata që u kthyen në protagonistë kryesorë ishin portierët.

Si Paiteris ashtu edhe Frashëri në më shumë se një rast shpëtuan portat respektive. Kështu, ndeshja u mbyll me rrjeta të paprekura. Tashmë, Teuta është në kuotën e 18 pikëve ndërsa gjirokastritët në vendin e parafundit me shtatë pikë.  

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here