Luftëtari e nis me humbje të thellë sezonin e ri në Superligë

Tirana ka arritur të marrë kryesimin që në javën e parë, duke mundur me rezultatin 3-0 skuadrën e Luftëtarit. Bardheblutë kanë dominuar skuadrën gjirokastrite, duke e përcaktuar fatin e takimit që në pjesën e parë, aty ku arritën të shënonin 3 gola, rezultat që i jep kryesimin me golaverazh më të mirë.

Protagonist ka qenë Grent Halili që ka asistuar në minutën e 31 për Dungën dhe vetëm një minutë më vonë, ka shënuar golin e dytë. Në minutën e fundit të pjesës së parë, Halili ka arritur të fitojë edhe një penallti, të kthyer në gol nga Batha.

Të mërkurën e ardhshme, Luftëtari pret Partizanin në një takim të vështirë ku shancet për fitore janë të pakta.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment