LUFTETARI eshte GJIROKASTRA

0
175

Lakejte, sorrat, laraskat dhe hijenat i jane versulur ne menyren me brutale Luftetarit, ekipit gjirokastrit duke u lutur, ”uruar” dhe mallkuar qe  te denohet. Pse? Sepse paska toleruar te dy ndeshjet ne loje dhe rezultat, thua se nuk ishte hera e pare qe Luftetari po prekte ”tapetin” Europian, por kishte vite dhe vite me radhe dhe u ”bezdis” kaq shume, sa filloi te ”bixhozoje” me vlerat e nje qyteti. Jo, kurre jo. Luftetari nuk mund te binte ne ”kurthin” e ”lubise” se mendjeve perverse. Ishte e para here, ishte eksperienca e pare, ndaj mjaft me hipoteza fantazish te semura. Mjaft me denigrime. Mjaft. Eshte koha qe humbjet te lihen pas, fillimi i kampionatit te 80 eshte pothuaj pas ”dere”, ndaj lerini ne hidherimin, meditimin dhe reflektimin e tyre ekipin, trainerin, stafin, presidentin dhe tifozet. Jemi Luftetar, jemi gjirokastrite, asnjehere mos harroni, jemi te tille te gjithe ne qe e duam Luftetarin dhe Gjirokastren. LUFTETARI eshte GJIROKASTRA.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here