Luftëtari humbet thellë në Korcë, por ruan vendin e pestë në Superligë

Luftëtari ka humbur sfidën me kampionët në fuqi, ekipin e Skënderbeut me rezultatin e thellë 3-0. Golat janë shënuar dy në pjesën e parë dhe një në të dytën me një eurogol të egzekutuar me mjeshtëri nga kroati Marko Radash. Ekipi gjirokastrit, ka qenë mjaft mirë në lojë por fati nuk ka qenë me ta. Megjithatë Skënderbeu mjaft i fortë, ka bërë diferencën në fund duke arkivuar një fitore që do t’i vlejë shumë në synimin për të ruajtur titullin kampion. Golat janë shënuar nga Muzaka në minutën e 24’, më pas po në pjesën e parë, realizon një gol fantastik Latifi në minutën e 36’. Pjesa e parë mbaron me këtë rezultat ndërkohë që Devi Bregu ndërrohet për shkak të dëmtimit për gjirokastritët. Në pjesën e dytë, Luftëtari është këmbëngulës dhe rrezikon në jo pak raste portën e Orges Shehit. Minuta 74’ është knock-uot për Luftëtarin i cili u dorëzua falë një eurogoli me autor Radash. Ndonëse Luftëtari humbi, ai tregoi se ka qenë i barabartë në fushën e lojës me kampionët në fuqi. Luftëtari në katër takimet e para, ka një bilanc të barabartë 2 fitore dhe po kaq humbje dhe nuk dorëzon vendin e pestë në tabelën e klasifikimit të Superligës.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment