LUFTETARI hyn ne ”SHTEPINE” e EUROPA LEAGUE

Sot uli ”siparin” Kampionati i 79 i futbollit Shqiptar i cili do te mbahet mend nga   gjirokastritet si i pari qe i ”dhuroi” bileten ne Kupat e Europes. Deri me sot ne historine e vet Luftetari ka marre pjese vetem ne nje Kupe Ballkanike. Me pak ”kujdes”  gjirokastritet mund te ishin renditur ne vendin e dyte dhe jo ne te tretin,  njesoj si ne kampionatin e 1977-1978 ku me Brahon, Kallucin, Bonin, Seitin etj, u shpallen per here te pare dhe te vetme nenkampionet e shqiperise. Ishin vitet ku Luftetari bente ”ligjin” ne futbollin shqiptar, por jo me pak po ndodh edhe sot ku Abazaj, Bregu, Roca, Ramadani, Aleksi, etj, jane protagonistet e futbollit shqiptar.  Kampionatin e kaluar gjirokastritet me trainerin serb Milonkevic per fare pak nuk munden te kapnin Europen, duke u renditur ne vendin e katert. U desh ky kampionat ku grinda e te gjithe lojtareve, puna e shkelqyer e trainerit Lika dhe e stafit teknik, mbeshtetja e pareshtur e presidentit Tavo dhe e Bashkise Gjirokaster, por edhe tifozet e zjarrte qe e kane ndjekur ekipin brenda dhe jashte fushe, ne diell, shi, bore, bresher qe u be e mundur hyrja ne Europa League. Sot eshte dita qe me gojen plote te themi me ze te larte-JEMI LUFTETARE-. Nderkohe ndeshja e sotme ne Lushnje kishte ”nota” rutinore, ku rrjeta u ”hap” me nje autogol te Alushit ne minuten e 32, duke kaluar Luftetarin ne avantazh ne 0-1. Me pas Shkurtaj shenon ne minuten e 37 duke dyfishuar rezultatin ne 0-2, rezultat qe mbylli edhe pjesen e pare te ndeshjes. Pjesa e dyte pati raste nga te dy ekipet por u desh fundi i saj dhe pikerisht minuta e 3 shtese, qe lushnjaret te shenonin golin e ”nderit” me anen e nje penalltie te ekzekutuar nga Sefa, gol qe e coi rezultatin perfundimtar ne 1-2.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment