LUFTETARI i PAPERMBAJTSHEM, presidenti TAVO vazhdon te SURPRIZOJE

0
135

Nuk kane te ndalur ardhjet e talenteve tek Luftetari. Presidenti Tavo nuk ndalet ne permiresimin dhe konsolidimin e nje ekipi jo vetem per te sotmen, por edhe per te ”nesermen”. Ne prove jane disa lojtare te cilet do te seleksionohen nga stafi teknik me ne krye trainerin slloven Milos Kostic. Ajo qe bie ne sy jane ”prurjet” e reja qe me largpamesi dhe nje zgjuarsi te pashoq ashtu sic di te beje vetem presidenti Tavo, do bejne te mundur qe Luftetari te tregoje veten jo vetem ne kampionatin shqiptar, por edhe ne pjesmarrjen per te paren here ne kupat europiane. Konkretisht prane ekipit jane ofruar talente te sigurta si 19 vjecari ”gjigandi” 192 cm mesfushori i qendres i shpresave te Shqiperise Sinisa Rajcevic produkt i shkolles shkodrane. Talenti tjeter Ditmir Ujkaj 20 vjec sulmues krahu i formuar ne akademine italiane te Lumezzanes i cili eshte aktivizuar shume ndeshje me ekipin italian te Aurora Travagliato, si dhe me Velecikun ku fale golave te tij ky i fundit doli kampion i kategorise se dyte. Nje tjeter ardhje eshte edhe Elvis Rustemaj mbrojtesi i djathte shkodran 21 vjecar i aktivizuar me Lacin, Beselidhjen dhe Terbunin e Pukes. Nje tjeter shkodran i ardhur eshte edhe Armenis Kukaj 19 vjec mbrojtes i qendres i cili sezonin e sapo perfunduar luajti me ekipin e Vllaznise. Nderkohe te ardhur jane edhe dy talente te tjere si shkupjani Fatih Jusuf sulmues krahu 19 vjec i ardhur nga ekipi maqedonas i Shkupit, ku ka luajtur edhe me ekipe si Vardari dhe Rabotniçkin. I ardhuri tjeter eshte mesfushori-sulmues sarandjoti Franc Bakalli, pjese e ekipeve kombetare U17 dhe U19. Bakalli vjen nga ekipi rumun i CS Balotetesti. Tashme Luftetari eshte kthyer ne nje ”kantier” i cilesise se larte i futbollit shqiptar fale menyres speciale te manaxhimit nga presidenti Tavo.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here