Luftëtari mundet thellë në Laç

Luftetari shenoi humbjen e radhes ne transferten e veshtire te Laçit nderkohe qe ky i fundit ka arritur të marrë një fitore shumë të rëndësishme në shtëpi duke shkatërruar me rezultatin 4-0 ekipin gjirokastrit.

Ekipi i Lacit i drejtuar nga Armando Cungu, nuk e ka vënë në diskutim për asnjë moment këtë ndeshje ku fillimisht ishte Xhixha ai që zhbllokoi rezultatin teksa në fundin e pjesës së parë ka shënuar edhe Nuabueze. Ndërkohë, në pjesën e dytë ka qenë Teko ai që ka shënuar edhe 2 gola të tjerë duke thelluar rezultatin. Kjo fitore e ngjit Laçin përkohësisht në vendin e parë me 25 pikë, aq sa ka edhe Partizani. Ndërkohë, Luftëtari vazhdon të jete i pasigurte per te ardhmen e vet.

Ndonese matematikisht eshte ne loje per mbijetese, kerkohen perforcime te merkatos ne janar per te shpresuar qe Luftetari te realizoje objektivin per qendrim ne Superiore.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment