Luftëtari në hall para Bylisit, portieri titullar nuk është gati!

0
188

Luftëtari do të vazhdojë që të ketë mungesa dhe konfirmimet e fundit vijnë nga infermieria në prag të sfidës së fundjavës me ballshiotët. Kështu, portieri Panajotis Paiteris edhe pse u duk sikur do të ishte gati do të mungojë edhe ndaj Bylisit.

Portieri aktualisht ndodhet ën Greqi dhe nuk po stërvitet me skuadrën, pasi po ndjek seancat riaftësuese në një klinikë të specializuar në Larisa. Mungesa e Paiteris është ndier shumë edhe në sfidat me Laçin dhe Skënderbeun, ndërsa pritet që ndaj ballshiotëve pritet që të jetë si titullarë Qyrani.

Pjesa tjetër e skuadrës do të jenë për lojë, ndërsa bluzinjtë synojnë 3 pikët në sfidën e radhës në shtëpinë e tyre me ballshiotët.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here