Luftëtari surprizon Teutën

Luftëtari ka surprizuar Teutën në Durrës.Një gol i Gresild Likës në fund ka bërë që durrsakëve t’u ikë fitorja nga duart në fushën e tyre. Deri në ato minuta, durrsakët po kryesonin falë golit të Idelino Gomes Kulibali.
Durrsakët me këtë barazim, i prishin punë vetës, pasi i largohen edhe më shumë zonës së Europës, ndërsa për ta ekzistojnë shpresat që të paktën të kapin vendin e tetë në tabelën e renditjes, ndonëse janë shumë larg. Ndërsa Luftëtari vazhdon të renditet në vendin e parafundit të superligës shqiptare. Javën e ardhsme bluzinjtë do të ndeshen me Flamurtarin.


Teuta: Frashëri, Kuros, Hoxha, Hrjeliç, Todorovski, Avdyli (F.Beqja 64′), Aleksi, E. Vila, L. Vila (A. Kalaja 83′), Kallaku, Gomes (Hebaj 74′).
Trajner: Edi Martini
Luftëtari: Shala, Isufi, Lala, Kukaj, Demo, Dragoshi, Açka, Duka (Hyseni 69′), Oshafi, Çela (Haxhiu 82′), Mehmetllari.
Trajner: Nikolin Çoçlli
Gjyqtarë: K.Cjapi (Fier)

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment