Luftëtari vazhdon me testimet, afron lojtarë të rinj

Luftëtari në ditët e fundit ka afruar disa lojtarë të rinj .Drejtuesit bluzi po tentojnë që të rikthejnë edhe lojtarët që kanë pasur në pjesën e parë të sezonit.
Bëhet fjalë për Cerezo Hilgen dhe Anglemo Vyent. Të dy holandezëve, klubi bluzi u ka bërë ftesë që të rikthehen, por që nuk kanë pranuar deri më tani, ashtu si dhe Prikasit e Paiterisit, që u larguan pa përfunduar mirë gjysma e parë e garës nga Gjirokastra.
Duke parë se janë përgjigjur negativisht ftesës së klubit, atëherë drejtuesit kanë dërguar edhe gjobat për çdo vonesë në FSHF. Ndërkohë, Brahilika e Rimal Haxhiu janë duke u testuar, ashtu si dhe Spahiu e Zajmi që janë vënë nën urdhrat e trajnerit Niko Çoçlli.
Por, një lojtar që bie në sy është edhe shqiptari që ka luajtur në ligën e dytë kroate, me Rudesh, Arbër Mehmetllari. Lojtarët e sipërpërmendur janë duke u provuar, ndërsa pritet që këtë javë skuadra të plotësohet me 4-5 afrime të tjera, por edhe lojtarë në provë.
Në mesjavë do të ketë një tjetër miqësore, dhe disa lojtarë që nuk do të bindin trajnerin edhe mund të largohen nga skuadra bluzi.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment