Lulzim Basha: Protestat do jenë të përditshme. Reagoni nëse ju qëllojnë!

0
135

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u ka bërë thirrje qytetarëve për të vijuar protestat çdo ditë dhe çdo natë kundër qeverisë. Në fjalën e mbajtur para protestuesve nga selia e PD, në përfundim të protestës së sotme, Basha u shpreh se reagimi qytetar është i pashmangshëm. Ai deklaroi se nuk ka më asnjë shans për normalitet nëse qeveria nuk ikën. Basha u bëri thirrje qytetarëve që nëse qëllohen gjatë protestave edhe ata të godasin.

Ne do ta vazhdojmë këtë betejë në çdo qytet, në çdo lagje, në çdo rrugë e çdo shtëpi të vendit tonë deri sa çlirojmë Shqipërinë nga krimi dhe qeverisjen nga kriminelët, derisa ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa. Pengesa e vetme është kjo qeveri kriminale. Ka 5 javë që nuk gjen vrimë miu të fshihet. Le ta bëjmë bashkimin tonë dhe protestën tonë të përditshme dhe të përnatshme, zjarr t’i digjet toka nën këmbë. Kjo është rruga jonë,. Rruga që do të çlirojë ekonominë shqiptare dhe që do të çlirojë ëndrrat e prindërve shqiptarë për vogëlushët e tyre. Ditë për ditë e natë për natë, me protestë, me qëndresë, me përballje. Mos e ktheni mbrapsht faqen kur ju godasin horrat e shtetit por goditini mbrapsht. Kjo ka vetëm një fund fitoren e popullit, fitoren e demokracisë, fitoren e Shqipërisë si e gjithë Europa”, shtoi ai.

Opozita zhvilloi sot protestën më të madhe të organizuar ndonjëherë në Shqipëri. Dhjetëra e dhjetëra mijëra qytetarë u mblodhën në qendër të Tiranës, duke bllokuar jo vetëm bulevardin “Dëshmorët e Kombit” para Kryeministrisë ku ishte planifikuar tubimin, por gjithë qendrën e kryeqytetit.

Tubimi nisi në mënyrë paqësore në orën 11:00 duke dhënë mesazhin kryesor se shumica e qytetarëve janë kundër kryeministrit Edi Rama dhe duan ndryshim. Drejtuesit e opozitës u bënë thirrje qytetarëve që të marshonin duke rrethuar Kryeministrinë, godinën e Kryesisë së Kuvendit dhe godinën ku zhvillohen seancat e Kuvendit. Për rreth dy orë qytetarët kanë marshuar përreth institucioneve duke hedhur parulla kundër qeverisë “Rama”, si dhe duke kërkuar zgjedhje të parakohshme.

Qytetarët dhe policia janë përplasur ashpër gjatë protestës së sotme para Parlamentit. Incidentet kanë nisur në orën 13:00. Policia përdori gaz lotsjellës, makinat që hedhin ujë me presion, si dhe bombat zhurmuese.

Në orën 14:00 policia bëri ultimatum ndaj qytetarëve duke u lënë afat 15 minuta për t’u larguar nga sheshi para Parlamentit, në të kundërt do të përdoret dhunën. Por dhuna nuk mungoi nga policia edhe para këtij paralajmërimi. Gazi lotsjellës u hodh pa kriter ndaj qytetarëve dhe në mes të turmës ku kishte fëmije dhe gra. Pamjet e mediave tregojnë se policia jo vetëm përdori gazin dhe ujin, por edhe dhunën në disa raste ndaj protestuesve.

Qytetarët që ishin në zonën e përplasjes deklaruan për mediat se janë provokuar nga ana e policisë dhe shumica e gazit lotsjellës është hedhur mbi protestuesit që nuk kryenin asnjë akt dhune. Ashtu si dhe në protestat e tjera, përdorimi i gazit dhe ujit nga ana e forcave të rendit ishte në dispropocion me rrezikun ndaj punonjësve të rendit apo policisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here